Parlamentarët evropianë dënojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran dhe shprehin mbështetjen për opozitën demokratike iraniane

393

 Të mërkurën, më 6 dhjetor 2017, me iniciativë të intergrupit Miqtë e Iranit të Lirë në Parlamentin Evropian, i cili gëzon mbështetjen e disa qindra deputetëve nga grupe të ndryshme politike, u mbajt një konferencë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Europian në Bruksel. Oratorja kryesore  ishte Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Ishin të pranishëm dhjetëra deputetë dhe një numër i madh parlamentarësh, diplomatësh dhe gazetarësh. Politikani veteran skocez Struan Stevenson ishte gjithashtu një nga folësit e ftuar.

Gérard Deprez, eurodeputeti belg (ALDE) i cili drejtonte konferencën tha: “I bëjmë thirrje BE-së, sidomos Përfaqësueses së Lartë Mogherini që të vendosë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave në vend të parë kur bëhet fjalë për Iranin. Jemi mjaft të zhgënjyer me qasjen e saj e cila është e fiksuar dhe e përqëndruar vetëm në marrëveshjen bërthamore ose  inkurajimin e kompanive perëndimore për të shkuar në Iran. E nxisim atë dhe po ashtu i bëjmë thirrje qeverive tona evropiane, duke përfshirë qeverinë time në Belgjikë, për të kushtëzuar marrëdhëniet me Iranin me ndërprerjen e ekzekutimeve dhe një progres të qartë mbi të drejtat e njeriut “.

Maryam Rajavi tha: “Regjimi i ka harxhuar tashmë burimet e tij strategjike. Ekonomikisht, janë në prag të falimentimit. Shoqërisht, janë bërë gjithnjë e më të izoluar. Dështuan në strategjinë e tyre për të shkatërruar opozitën kryesore dhe nuk mund të parandalonin zhvendosjen e anëtarëve të PMOI nga burgu  Camp Liberty i Irakut “.

Zonja Rajavi shtoi se në rrethana të tilla, regjimi ka dy mënyra për të mbijetuar: më shumë shtypje dhe ekzekutime në Iran dhe duke shtuar ndërhyrjet e tij jashtë vendit. Kjo reflekton krizën kryesore të brendshme të regjimit, të cilën ai përpiqet të mbulojë duke zgjeruar ndikimin e tij në rajon. Në të vërtetë, ai kërkon të tregojë  një demostrim bosh force për të dekurajuar bashkësinë ndërkombëtare për të adoptuar një politikë të vendosur kundër tij.

Udhëheqësit e regjimit shprehimisht thonë se Siria, Iraku dhe Jemeni janë thellësia strategjike e regjimit dhe nëse tërhiqen dhe largohen nga ato vende, do të rrezikonin të përmbyseshin. Ajo përsëriti: “Për sa kohë që bashkësia ndërkombëtare nuk arrin ta bëjë këtë regjim përgjegjës për qëndrimin e tij destruktiv, mullahët do të vazhdojnë me aventurat e tyre të rrezikshme. Zgjidhja është duke treguar vendosmëri, duke mos bërë lëshime. Për fat të keq BE ka braktisur vlerat e saj me qëllim të promovimit të tregtisë me mullahët. Ajo ka mbyllur një sy ndaj shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Iran. “

Ryszard Czarnecki, nënkryetar i Parlamentit Europian, tha: “Përderisa ekzekutimet vazhdojnë në Iran, përderisa liria e fjalës shtypet në Iran, përderisa pakicat fetare, duke përfshirë edhe të krishterët dhe myslimanët sunitë, shtypen në Iran, nuk mundemi dhe nuk duhet të kemi një marrëdhënie normale me këtë regjim. Grupi ynë informal, Miqtë e një Irani të Lirë, gjithmonë ka thënë se në marrëdhëniet tona me Iranin, Evropa duhet të vërë në vend të parë të drejtat e njeriut. Nuk duhet të bëjmë kompromis për këtë. “Ai shtoi:” Regjimi iranian i trembet vërtet opozitës iraniane dhe shpenzon shumë energji dhe miliona euro kundër opozitës demokratike nën udhëheqjen e zonjës Rajavi. “

Anëtarët e Parlamentit Europian dënuan abuzimet sistematike të të drejtave të njeriut në Iran, projektet e raketave balistike të regjimit dhe ndërhyrjen dhe luftimet në rajon. Shumë prej tyre shprehën mbështetjen për platformën me 10 pikë të Znj. Rajavi për një Iran të ardhshëm.