NCRI – Një grup ekspertësh politikë u takuan të premten për të diskutuar gjendjen e mjerë të të drejtave të njeriut nën regjimin iranian dhe arriti në përfundimin se bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjë Iranin përgjegjës për abuzimet e kaluara dhe të vazhdueshme; në veçanti masakrën e 30,000 të burgosurve në vitin 1988, në të cilën anëtarët e lartë të regjimit (duke përfshirë edhe shumë të tjerë që ende shërbejnë në kabinetin e Presidentit Hassan Rouhani) ishin mjaft të implikuar.
- Kenneth Blackwell, ish-ambasadori i SHBA në Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, tha gjatë takimit se ai po punon me delegacionin amerikan në OKB, përfshirë Ambasadoren Nikki Haley, për të ekspozuar krimet e regjimit. Në tetor, ai i shkroi duke i sugjeruar që ajo të përmendte masakrën e vitit 1988 për të kërkuar veprim mbi regjimin iranian në rezolutën e OKB të këtij viti. Për fat të keq, OKB-ja hezitoi ta shtonte atë, që të mos rrezikonte suksesin e përgjithshëm të rezolutës që përfshin marrëveshjen bërthamore.