Organizata Vëzhguese e Mediave: Regjimi Iranian Është Burgosësi më i Madh në Botë i Grave Gazetare

421

Regjimi iranian është tani burgosësi më i madh në botë i grave gazetare, ka shpallur organizata globale vëzhguese e mediave Reporters Without Borders (RSF – Reporterë pa Kufij).

Reporters Without Borders tha në faqen e saj të internetit më 26 gusht 2019 se ishte “e alarmuar” nga një “valë e re arrestimesh e marrjesh në pyetje të grave gazetare” në Iran që nga fillimi i gushtit 2019.

“Republika Islamike është tani burgosësja më e madhe në botë e grave gazetare, me dhjetë gra gjithsej të burgosura aktualisht,” thotë RSF.

“Irani, i cili ka qenë që më parë një nga pesë burgosësit më të mëdhenj në botë të gazetarëve, tani mban në burg më shumë gra në lidhje me veprimtaritë e tyre gazetareske se çdo vend tjetër në botë,” thotë Reza Moini, kreu i Seksionit Iran/Afganistan të RSF-së.

“I bëjmë thirrje Javaid Rehman-it, raportuesit special të OKB-së mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, që të ndërhyjë me urgjencën më të madhe për të siguruar lirimin e tyre dhe që të merret me situatën katastrofike të lirisë së shtypit në këtë vend.”

Irani renditet në vendin e 170-të nga 180 vende në Indeksin Lirisë së Shtypit në Botë në 2019-ën nga RSF.