Saturday, July 27, 2024

OKB: Akuzon regjimin e Iranit për shkelje të ligjeve ndërkombëtar

E Martë, 19 Korrik 2016

Kombet e Bashkuara të hënën kanë akuzuar regjimin iranian për shkeljen e ligjit ndërkombëtar duke dërguar armë për militantët në Lindjen e Mesme.
Nën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështje Politike, Jeffrey Feltman tha se regjimi iranian ka shkelur të drejtën ndërkombëtare duke dërguar armë për militantët në Irak, njoftoi Al Arabiya në Anglish.

Raporti vuri në dukje një dërgesë armësh që ishte konfiskuar nga ana e marinës amerikane në Gjirin e Omanit.
Gjithashtu, një raport i veçantë u paraqitë të hënën nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pohoi se regjimi i Iranit po e shkel marrëveshjen e arritur me fuqitë botërore mbi zhvillimin e programin të tij bërthamor të një vit më parë, shtoi Al Arabiya në Anglisht.
Përfaqësuesit francezë dhe amerikane than se regjimi Iranian ka kryer testin e katërt të raketave balistike që pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore me Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqitë e tjera botërore vitin e kaluar.
Raporti përmend një dërgesë të armësh iraniane të zbuluar për rebelët e Jemenit dhe kufizimet e udhëtimeve në iranë ashtu si kreu i Forcës al-Quds, i cili është parë kohët e fundit në Irak.