Monday, February 6, 2023

Numri i të Vdekurve nga Përmbytjet Ka Kaluar 200, Regjimi Iranian Fsheh Shifrat e Vërteta nga Frika e Zemërimit të Popullit

Znj. Rajavi bën thirrje për krijimin e këshilleve popullore për të menaxhuar përmbytjet dhe pasojat e tyre katastrofike

Ndërsa numri i viktimave të përmbytjeve në qytete të ndryshme të vendit shkon mbi 200, shumica nga qyteti Shiraz, regjimi klerikal i fsheh statistikat e vërteta nga frika e zemërimit të popullit.

Vonesat e regjimit në ofrimin e ndihmës dhe shpëtimin e njerëzve të prekur nga përmbytjet kanë rritur numrin e viktimave. Kështu që regjimi dëshiron t’i paraqesë dëmet si shumë më të vogla se ç’janë në të vërtetë përmes një morie hilesh. Për këtë arsye, në shumë qytete, sidomos në Shiraz, forcat represive nuk po i lejojnë njerëzit t’u afrohen spitaleve.

Kontradiktat dhe mohimet e agjentëve të regjimit për të mbuluar numrin e vërtetë të të vdekurve janë një tallje me popullin.

Më 19 mars, Shefi i Policisë në Khorasanin Verior shpalli dy vdekje. Më 22 mars, agjensia zyrtare e lajmeve të regjimit raportoi vdekjen e dy fëmijëve në provincën Golestan. Në të njëjtën ditë, shefi mjeko-ligjor i Mazandaranit shpalli 5 vdekje dhe një person të humbur në provincë. Megjithatë, në ditët që pasuan, liderët e regjimit i mohuan këto shifra.

Nga ana tjetër, një numër i konsiderueshëm njerëzish janë zhdukur në qytete të ndryshme dhe nuk ka asnjë informacion për fatin e tyre. Dëshmitarët okularë thonë se trupat e viktimave mbesin në baltë, por nuk regjimi nuk po merr asnjë masë të efektshme për t’i gjetur. Njerëzit po kërkojnë viktimat dhe të humburit me mjetet e tyre.

Znj. Maryam Rajavi ka shprehur edhe një herë ngushëllimet e saj për njerëzit e prekur nga fatkeqësia dhe i ka bërë thirrje publikut të bashkëpunojë në rang kombëtar për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nga përmbytjet, për të gjetur të humburit dhe për të ndihmuar të plagosurit. Ajo i bëri thirrje të gjithëve, sidomos të rinjve, që të përballen me përmbytjet dhe pasojat e tyre katastrofike duke krijuar këshille popullore në çdo qytet, lagje dhe fshat, si mënyra e vetme për të kapërcyer pasojat e një përmbytjeje shkatërrimtare.

Znj. Rajavi theksoi edhe një herë se kapacitetet e Trupave të Gardës Revolucionare dhe Basij, ushtria dhe aparati qeveritar i vjedhur nga populli ynë duhet t’u vihet në dispozicion njerëzve në mënyrë që ata t’i riparojnë vetë shkatërrimet dhe të parandalojnë përhapjen e tyre.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
27 mars 2019