Ditët e fundit në Iran janë zhvilluar një seri protestash nga punëtorët, mësuesit, investitorët e plaçkitur, pensionistët dhe anëtarët e stafit të bashkive. Më poshtë janë disa shembuj:
Tubimi i blerësve të rimorkiove në Sirjan të Iranit jug-lindor:
Të enjten, më 4 korrik 2019, blerësit e plaçkitur të rimorkiove u grumbulluan jashtë Zyrës së Guvernatorit në Sirjan për të protestuar ndaj mos-dërgimit të mjeteve të transportit që kishin blerë nga zyrtarët e Korporatës Kerman Diesel, e cila është e lidhur me shtetin.
Mësuesit pensionistë protestojnë në kryeqytetin iranian
Të mërkurën, më 3 korrik, një grup mësuesish pensionistë u grumbulluan jashtë Fondit shtetëor të Pensionit në Sheshin Fatemi të Teheranit, për të protestuar ndaj pensioneve të vonuara.
Investitorët e plaçkitur kërkojnë shtëpitë që kanë blerë paraprakisht
Gjithashtu të mërkurën, klientët e Kompanisë së Projektit të Avionëve Sheydeh u grumbulluan përpara Kompleksit Gjyqësor (të njohur si Mofatteh) të regjimit iranian në Teheran.
Zyrtarët e regjimit nuk ua kanë dhënë shtëpitë e blera nga këta klientë pranë Aeroportit Ndërkombëtar Mehrabad të Teheranit. Kompania e lidhur me shtetin kishte shitur paraprakisht 4,000 shtëpi, por kanë kaluar dhjetë vite dhe nuk ka bërë asnjë ndërtim.
Shoferët e autobusëve dalin në grevë
Të martën më 2 korrik, shoferët e minibusëve në qytetin Saravan të provincës Sistan dhe Baluchestan, në Iranin jug-lindor, dolën në grevë. Ata protestuan ndaj refuzimit të zyrtarëve për t’u dhënë lëndën djegëse të subvencionuar që u takon.
Protestë nga shitësit e rrugës në Tabriz
Të martën më 2 korrik 2019, një grup shitësish të rrugës u mblodhën për herë të dytë përpara zyrës qeverisëse të Tabrizit, në Iranin veri-perëndimor, në protestë kundër “ndalimit të reklamimit të artikujve të tyre në tregun historik të Tabrizit.” Ky ndalim po i dëmton bizneset e tyre fare të vogla, të cilat janë e vetmja mënyrë që kanë për të fituar bukën e gojës.
Protestë nga Mësuesit e Lëvizjes për Shkollim në Teheran
Gjithashtu më 2 korrik, një grup mësuesish nga Lëvizja për Shkollim në Teheran u grumbulluan përpara Organizatës shtetërore të Punësimit në Qeveri në kryeqytetin iranian.
Ata kërkuan implementimin e planit parlamentar të punësimit dhe thanë se çështja e tyre ka dy vite që nuk është zgjidhur.
Protesta nga shitësit e rrugës në Teheran
Gjithashu më 2 korrik, një grup shitësish të rrugës në Rrugën Vali Asr në Teheran u mblodhën përpara bashkisë së Distriktit 1.
Protestë nga punonjësit e bashkisë në Aghajari
Të hënën më 1 korrik, një grup punonjësish të bashkisë së Aghajari-t u grumbulluan përpara ndërtesës së bashkisë së qytetit për të kërkuar pagesën e rrogave të tyre.
Protestë nga punonjësit e Universitetit të Shkencave Mjekësore në Lorestan
Një grup punonjësish korporate nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Lorestan zhvilluan protestë të hënën, më 1 korrik.
Ata kërkuan pagesën e rrogave të tyre të vonuara për 3 muaj.