Monday, February 6, 2023

Një Mijë Inferimierë Iranianë Largohen nga Vendi Çdo Vit

Për shkak të diskriminimit dhe mospërfilljes nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetit të regjimit, shumë infermierë iranianë janë të papunë edhe pse janë diplomuar. Shumë të tjerë punojnë për kompani të ndryshme ose japin mësim në shkolla, me rroga më të ulëta sesa ato që marrin infermierët. Ka edhe infermierë të tjerë të cilët detyrohen të largohen nga vendi për punë.

“Në të gjithë botën, jepen stimuj për punë kaq stresuese. Një nga arsyet pse infermierët iranianë vendosin të largohen nga vendi për të punuar jashtë pavarësisht të qenit larg nga shtëpia dhe familja është se nuk marrin vëmendjen që meritojnë,” thotë Mohammad Sharifi-Moghadam, Sekretari i Përgjithshëm i Shtëpisë së Infermierëve të Iranit, në intervistën e tij me agjensinë e lajmeve ILNA, e cila drejtohet nga shteti, më 30 maj, 2018.

“Ajo që i ka irrituar infermierët është diskriminimi,” pohon Sharifi-Moghadam, duke shtuar “kur infermierët janë subjekt i një diskriminimi kaq të madh, ata preferojnë të lënë punën dhe të rrinë në shtëpi. Kjo është arsyeja pse numri i infermierëve që kanë lënë punën është më i lartë se numri i atyre që emigrojnë nga vendi.”