Friday, March 29, 2024

Një Letër e Hapur nga 7 të Burgosur Politikë: “Varja Është Vrasje nga Qeveria, në të Gjitha Rrethanat”

Në vijim të dënimit me vdekje për Ramin Hosseini Panahi në Sanandij, disa të burgosur politikë të Rajaee Shahr (në Karaj), shkruan një letër të hapur të titulluar “Varja është vrasje nga qeveria, në të gjitha rrethanat”; në këtë letër, ata i bëjnë thirrje shoqërive ndërkombëtare dhe njerëzve të ndërgjegjshëm, të luftojnë për çrrënjosjen e kësaj forme çnjerëzore dënimi:

“Në dekadat dhe shekujt e kaluar, varja ka qenë forma kryesore e ekzekutimit në shumë shoqëri; megjithatë, me prezantimin e traktateve të paqes dhe amendamenteve kushtetuese me kalimin e kohës, varja është ndaluar krejtësisht tashmë në më shumë se 100 vende.

Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur në Iran; jo vetëm që nuk është pakësuar gjatë shekullit të kaluar, por është bërë edhe më e përhapur, dhe përdoret gjithnjë e më shumë për të ekzekutuar të burgosur politikë; shumë njerëz që janë gjetur në lidhje me regjimin e Pahlavit apo me regjimin aktual, kanë qenë viktima të këtij dënimi. Ramin Hosseini Panahi, është shembulli më i fundit i një të burgosuri politik i cili mund të varet nga dita në ditë.

Ne, si të burgosurit politikë të Gohardasht (në Karaj), do të donim t’i shprehnim publikisht shqetësimet tona në këtë aspekt; ne e konsiderojmë varjen një vrasje nga qeveria, në të gjitha rrethanat. Ne e dënojmë fuqishëm këtë akt çnjerëzor dhe bëjmë thirrje për çrrënjosjen e tij. Shpresojmë që shoqëritë ndërkombëtare, organizatat e të drejtave të njeriut, si dhe njerëzit e ndërgjegjshëm, nuk do të dorëzohen dhe do të vazhdojnë të luftojnë.

Saieed Masvari, Zanyar Moradi, Saieed Shirzad, Arash Sadeghi, Payam Shakiba, Loqman Moradi, Majid Asadi

Burgu Gohardasht
Maj 2018”

Sipas raportit vjetor të Amnesty International, Irani mban vendin e parë, si vendi që ekzekuton numrin më të lartë të qytetarëve të vet.