Një inxhiniere e re vetëvritet pasi abuzojnë fizikisht më të në burg

820

E Premte, 24 shkurt 2017

NCRI – Faqet e internetit të lajmeve kurde kanë raportuar se një vajzë e re inxhiniere nga Kermanshah ka vrarë veten pasi kishin abuzuar seksualisht me të gjatë paraburgit në Ministri¡në e Inteligjencës.

Sipas raporteve, Mahdis Mir Ghavami i dha fund jetës menjëherë pas daljes nga arresti në Zyrën e Inteligjencës së Kermanshahit. Lajmi u filtrua të mërkurë, 22 shkurt, duke informuar se Mahdis Mir Ghavami ishte thirrur në Zyrën e Inteligjencë të martën, 24 janar, dhe u burgos për dy ditë. Më pas ajo ka kryer vetëvrasje me t’u liruar. Inxhinierja e re kishte tentuar të vetëvritej duke marrë tabletë  helmuese Alumin fosfidi.

Raporti shtonte se agjentët e inteligjencës kanë kërcënuar seriozisht familjen e Mahdis Mir Ghavami, menjëherë pas kryerjes së vetëvrasjes. Lajmi i vetëvrasjes nuk u zbulua në media pasi agjentët e inteligjencës kishin kërcënuar  familjen e saj për të mos publikuar lajmin për vetëvrasjen e vajzës së tyre.

Website Mirovayeti gjithashtu raportoi se një vajzë me emrin Hananeh Shalir Farhadi kishte qenë më parë në paraburgim për 4 muaj në Zyrën e Inteligjencës. Ajo gjithashtu i dha fund jetës me t’u liruar nga burgu. Ishte një vajzë e shkolluar nga Kermanshah dhe ishte e diplomuar.