Wednesday, February 1, 2023

Mini Raporti i së Martës për Iranin – 12 Mars 2019

  • OKB po Heton Tregtarët e Dyshuar Koreano-veriorë të Armëve në Iran 

    NBC Neës: Kombet e Bashkuara janë duke hetuar dy kompani koreano-veriore që tregtojnë raketa dhe armë, kompani të cilat dyshohet se operojnë në Iran në shkelje të mundshme të sanksioneve ndërkombëtare, sipas një raporti të një paneli ekspertësh të OKB-së. Presidentët e firmave koreano-veriore, KOMID, e cila eksporton pajisje për raketa balistike e armë të tjera, dhe Green Pine, e cila shet armë konvencionale, kanë shkuar së fundmi në Iran, sipas dokumentave të pasagjerëve ajrorë, të cituara nga raporti i panelit të OKB-së.

  • Gjykata Iraniane Ndëshkon Veteranin e Marinës Amerikane, Avokati i të Drejtave Njerëzore 

    Ëall Street Journal: Një gjykatë iraniane ka dënuar një veteran të marinës amerikane për një krim të paspecifikuar, sipas mediave shtetërore iraniane, në një lëvizje që kërcënon t’i tendosë edhe më tej marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit. Michael Ëhite u burgos vitin e shkuar në qytetin veri-lindor Mashhad pasi një individ e akuzoi si keqbërës, ndërkohë që autoritetet po hetonin gjithashtu akuza kundër tij që kishin lidhje me sigurinë, pati thënë në janar një prokuror iranian.

  • Eksperti i OKB-së Qorton Rëndë Regjistrin Iranian të të Drejtave në Raportin e Parë Drejtuar Këshillit të Gjenevës 

    VOA: Regjistri i të drejtave njerëzore në Iran u kritikua rëndë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut të hënën, ku një ekspert i OKB-së veçoi masat e rënda të Iranit ndaj mospajtimit dhe praktikën e dënimit të fëmijëve me vdekje. Duke ia paraqitur këshillit me bazë në Gjenevë raportin e tij të parë që nga marrja e detyrës në korrik, Raportuesi Special mbi të drejtat e njeriut në Iran, Javaid Rehman, citoi ato që ai i quan “praktikat shqetësuese të frikësimit, arrestimit, persekutimit, dhe keqtrajtimit” nga Teherani ndaj mbrojtësve të të drejtave njerëzore, avokatëve, dhe aktivistëve të të drejtave të punëtorëve të cilët kanë marrë pjesë së fundmi në protesta e greva në mbarë vendin. 

    • Irani do të Nisë Faza të Reja Zhvillimi në Fushën Gazmbajtëse të Parsit Jugor

    Reuters: Irani do të nisë katër faza të reja në Parsin Jugor, fusha gazmbajtëse më e madhe në botë, me një kapacitet prodhimi që shkon deri në 110 milion metra kub në ditë, tha ministria e naftës në Tëitter të martën. Nuk u dha informacion tjetër se kur do të fillojnë këto katër faza të reja. Ministri i Naftës Bijan Zanganeh tha për televizionin shtetëror muajin e kaluar se prodhimi iranian i gazit në Parsin Jugor kishte arritur në 610 milion metra kub në ditë. 

    • Avokatja Iraniane e të Drejtave të Njeriut Dënohet me 38 Vite Burg, Rrahje me Kamxhik – Bashkëshorti | Reuters

    Avokatja e burgosur iraniane e të drejtave të njeriut Nasrin Sotoudeh është dënuar me 38 vite burg dhe 148 goditje me kamxhik, ka shkruar bashkëshorti i saj Reza Khandan në një postim në Facebook të hënën, pa specifikuar se me çfarë akuzash është përballur. Avokati i Sotoudeh, Payam Derafshan, tha për Agjensinë e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA) në dhjetor se Sotoudeh – e arrestuar qershorin e shkuar – është akuzuar për përhapje informacioni kundër shtetit, fyerja ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit dhe për spiunazh.

    • Avokatja Iraniane e Cila Ka Mbrojtur Protestueset Gra Dënohet me 7 Vjet 

    AP: Drejtësia e Iranit ka thënë se ka dënuar një avokate të spikatur të të drejtave të njeriut me shtatë vite burg pasi ajo kishte mbrojtur protestueset kundër mbulimit të detyruar për gratë nga Republika Islamike. Megjithatë, Reza Khandan, bashkëshorti i 55-vjeçares Nasrin Sotoudeh, tha në Facebook se verdikti i së shoqes i është komunikuar asaj në burg dhe është “pesë vite burg për procesin e saj të parë dhe 33 vite burg së bashku me 148 goditje për procesin e dytë.”

    • Iran: Vigjilantët Pro Qeverisë Sulmojnë Gratë që u Kundërvihen Ligjeve të Hixhabit të Detyruar 

    Amnesty International: Një sërë videosh të shpërndara në mediat sociale javët e fundit kanë hedhur dritë mbi ngacmimet e përditshme dhe sulmet e dhunshme që kryhen ndaj grave në Iran nga policia e moralit dhe vigjilantët pro qeverisë të cilët kërkojnë të imponojnë ligjet e vendit për hixhabin (mbulimin) e detyruar, tha Amnesty International. Videot tregojnë anëtarë të publikut ose policë të moralit me veshje civile duke iu kundërvënë në mënyrë agresive ose duke sulmuar gratë që i kundërshtojnë ligjet degraduese të hixhabit të detyruar në Iran, në emër mbrojtjes së “korrektësisë në publik”.