Saturday, January 28, 2023

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Irani  vazhdon të jetë nën mbërthimin e një teologjie radikale

 

Më 10 mars, në një intervistë me ABC Neës, Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Bolton foli rreth kërcënimit terrorist të regjimit iranian dhe tha:

“Për ata që kanë thënë, për shembull, se kërcënimi terrorist nga Iranit – ata që kanë thënë gjatë viteve që nga Revolucioni Islamik i 1979-ës, nga i cili kanë kaluar 40 vjet tashmë, se ideologjia do të zbehet, se do të bëhen përsëri një komb normal si gjithë të tjerët, kjo nuk ka qenë e vërtetë në Iran. Ata janë ende nën mbërthimin e një teologjie radikale.”

Në përvjetorin e paktit bërthamor me Iranin, të njohur zyrtarisht si JCPOA, z. Bolton tha gjithashtu: “Sot është 3-vjetori i paktit të tmerrshëm me Iranin, pakt i cili i dha Teheranit biliona nga heqja e sanksioneve por nuk i dha fund ambicieve të tij bërthamore, testimeve të raketave, mbështetjes për terrorizmin apo ekspansionizmit rajonal. Faleminderit, President Trump, për daljen nga ky pakt & për ushtrimin e presionit maksimal.”

Sot është 3-vjetori i paktit të tmerrshëm me Iranin, pakt i cili i dha Teheranit biliona nga heqja e sanksioneve por nuk i dha fund ambicieve të tij bërthamore, testimeve të raketave, mbështetjes për terrorizmin apo ekspansionizmit rajonal. Faleminderit, President Trump, për daljen nga ky pakt & për ushtrimin e presionit maksimal.

Më herët në shkurt, z. Bolton dërgoi gjithashtu një mesazh ku përkujtonte 40-vjetorin e Revolucionit të 1979-ës, i cili përmbysi regjimin e Shahut. Në një mesazh drejtuar mullahëve që morën pushtetin pas revolucionit, ai tha: “Çfarë 40 vitesh kanë qenë këto: tirani kundër popullit të vet dhe terrorizëm kundër botës. Irani vazhdon të kërkojë armë bërthamore për të frikësuar njerëzit paqësorë në mbarë globin dhe raketa balistike për t’i përdorur si sisteme hedhjeje.”

“Irani nën regjimin e Ajatollahëve është bankieri qendror i terrorizmit ndërkombëtar dhe forcat e tij ushtarake konvencionale gjenden kudo në Lindjen e Mesme. Në Jemen, në Irak, në Siri,” shtoi ai.

Ai përshkroi dilemat aktuale të popullit iranian, duke thënë: “Ndoshta më keq nga të gjithë, populli i Iranit ka vuajtur rëndë. Në këtë moment, papunësia është në nivele rekord, inflacioni ka arritur shifra marramendëse, monedha iraniane ka marrë të tatëpjetën.”

Më pas ai iu drejtua vetë Udhëheqësit Suprem të Iranit Ali Khamenei dhe tha: “Kështu, Ajatollah Khamenei, pavarësisht gjithë mburrjeve tuaja, gjithë kërcënimeve ndaj jetës së presidentit amerikan, ti je përgjegjës për terrorizimin e popullit tënd dhe të botës në tërësi.”

Duke iu referuar 40-vjetorit të Republikës Islamike të Iranit, z. Bolton i përmbylli deklaratat e tij duke iu drejtuar Khamenei-t: “Nuk mendoj se të kanë mbetur edhe shumë përvjetorë për të gëzuar.”