Thursday, February 9, 2023

Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 25 Mars 2019

  • Përmbytje të Papritura Godasin Shirazin Duke Vrarë të Paktën 17 Persona

Shkatërrimi nga përmbytjet në Iran mori një përmasë të re të hënën pas një përmbytjeje të papritur të qytetit historik Shiraz në pjesën jugore-qendrore të vendit, ku humbën jetën të paktën 17 njerëz.

Sipas agjensisë së lajmeve ISNA, Saeed Gholamzadeh, menaxheri i përgjithshëm mjeko-ligjor i provincës Fars, ka thënë se mes të vdekurve janë një vajzë, tre djem, shtatë gra dhe gjashtë burra.

Në mëngjes nisi të binte shi i dendur dhe një nga rrugëkalimet kryesore të qytetit u përmbyt, dhe uji mori me vete qindra makina në rrjedhën e tij. Shiraz është kryeqyteti i provincës Fars.

Tëitter Ads info and privacy

Uji mbuloi edhe Pazarin historik Vakil. Një zëdhënës i departamentit të zjarrit në Shiraz tha se niveli i ujit mund të vazhdojë të rritet duke përmbytur shumë ndërtesa rezidenciale e tregtare. Përmbytjet në veri të vendit kanë shkaktuar disa kriza lokale që nga 22 marsi. Përmbytjet kanë pllakosur Iranin në një kohë kur shkollat dhe shumë zyra janë të mbyllura për shkak të pushimeve të Vitit të Ri Noëruz. Por në të njëjtën kohë, shumë njerëz janë duke udhëtuar nëpër rrugë që mund të përmbyten nga uji. Raportet e fundit kanë ngritur alarmin për autostradën Teheran-Qom, pasi zona është goditur nga stuhi të fuqishme shirash. Madje uji u ngrit sipër një dige në rajon.

  • Pompeo Nxit Libanin të Largohet prej Iranit ‘të Errët’ dhe Hezbollahut

    AFP: Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo të premten i bëri thirrje Libanit të zgjidhte një anë, gjatë vizitës së tij në këtë vend si pjesë e një turi rajonal për të krijuar një front të bashkuar kundër Iranit. Ai shprehu shqetësim të veçantë lidhur me rolin e Hezbollah, një lëvizje Shiite e mbështetur nga Irani, e cila është shënjestër e sanksioneve amerikane dhe mban tre poste të kabinetit në Liban. Pompeo erdhi nga Izraeli një ditë pasi u bë zyrtari i parë i lartë amerikan që vizitoi Murin Perëndimor me një kryeministër izraelit.

    • Me Sytë nga Irani, SHBA Finalizon një Marrëveshje Strategjike Portesh me Omanin 

    Reuters: Shtetet e Bashkuara finalizuan një marrëveshje strategjike portesh me Omanin të dielën. Sipas zyrtarëve amerikanë, kjo marrëveshje do ta lejojë ushtrinë amerikane ta aksesojë më mirë rajonin e Gjirit Persik dhe do ta pakësojë nevojën për të dërguar anije përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila është një pikë detare bllokimi e Iranit. Ambasada amerikane në Oman ka thënë në një deklaratë se marrëveshja i jep akses SHBA-së në objekte dhe porte në Duqm si dhe në Salalah, dhe “rikonfirmon angazhimin e të dy vendeve për promovimin e objektivave të përbashkëta të sigurisë.” 

    • Brian Hook për Asharq Al-Awsat: Sanksionet Frenuan Aftësinë e Iranit për të Financuar Terrorizmin 

    Asharq Al-Awsat: Që nga shpallja e tërheqjes së tyre nga pakti bërthamor iranian në maj të vitit të shkuar, Shtetet e Bashkuara janë munduar t’i kufizojnë burimet e të ardhurave të Teheranit, në mënyrë që të mos e lejojnë atë të shpenzojë për veprimtari armiqësore apo të financojë terrorizmin në rajon. Administrata po konsideron aktualisht t’i listojë Trupat e Gardës Revolucionare (IRGC) dhe Forcën Quds të Iranit si organizata terroriste, por ekziston frika se një lëvizje e tillë mund të ndikojë tek forcat amerikane në Irak. 

    • Franca Ndalon Kompaninë Iraniane Mahan Air për Shkak se Ka Transportuar Armë e Trupa në Siri e në Vende të Tjera 

    Reuters: Franca i ka ndaluar fluturimet e kompanisë iraniane Mahan Air në vendin e saj, duke e akuzuar për transportim të pajisjeve ushtarake dhe personelit drejt Sirisë dhe zonave të tjera luftarake në Lindjen e Mesme, thanë diplomatët të hënën, pas një presioni të madh nga SHBA mbi Parisin për të vepruar. Vendimi për t’ia hequr lejen Mahan-it për të operuar në Francë u mor pasi Gjermania e ndaloi këtë kompani në janar.

    • Zgjatet Mandati i Raportuesit të OKB-së mbi të Drejtat Njerëzore në Iran 

    Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHRC) ka zgjatur mandatin e raportuesit të tij special mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran për një vit tjetër. Gjatë një seance më 22 mars, përfaqësuesit e 22 qeverive votuan pro dhe shtatë (Afganistani, Kina, Kuba, Eritrea, India, Iraku, dhe Pakistani) votuan kundër një rezolute për zgjatjen e mandatit të Javaid Rehman, ndërsa 18 abstenuan.

  • Familja e të Burgosurit Politik do të Mbetet Pa Strehë në Iran për Shkak të Konfiskimit të Pronave nga Shteti

Familja e dy të burgosurve politikë do të mbetet e pastrehë tani që kanë marrë njoftimin se shtëpia e tyre dhe prona e vetme që u ka mbetur do të konfiskohet nga regjimi iranian.

Fatemeh Mossanna dhe Hassan Sadeqi ishin mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit para se të martoheshin dhe u burgosën të dy në vitet 1980.

  • Aktivisti Paqësor i Punës Dënohet me Burg në një Gjyq 10-Minutësh

Aktivisti i punës As’ad Behnam Ebrahimzadeh është dënuar me gjashtë vjet burg dhe urdhëruar të kopjojë tre libra me dorë për faktin se është marrë me veprimtari paqësore, ku përfshihet pjesëmarrja në protestat e punëtorëve të fabrikës së sheqerit në Iranin jug-perëndimor.

• Portet e Omanit i Japin Flotës Amerikane një Kontroll më të Madh mbi Rrugën Strategjike Ujore Pranë Iranit

Wall Street Journal: SHBA ka firmosur me Omanin një marrëveshje që i jap flotës së tij akses në dy porte të Detit Arab, duke i lejuar anijet dhe aeroplan-mbajtëset iraniane të kenë një kontroll më të madh mbi një rrugë ndërkombëtare strategjike ujore që kërcënohet nga afërsia e Iranit. Portet e Duqm dhe Salalah në Oman ndodhen krejt pranë Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës del nga Gjiri Persik rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës. Teherani ka thënë shpesh se do ta bllokojë këtë kanal si shpagim për sanksionet amerikane të cilat po ia dëmtojnë ekonominë.

• SHBA Është Gati të Vërë Sanksione të Reja mbi Hezbollahun po të Jetë Nevoja: Pompeo 

The Daily Star: Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në një intervistë me kanalin e lajmeve të MTV të shtunën se vendi i tij është i përgatitur për të përdorur të gjitha “mjetet paqësore” në dispozicion, përfshirë vënien e sanksioneve të reja, për ta frenuar ndikimin e Hezbollahut në Liban. 

• Irani nuk u Lejon Personaliteteve të Japin Para për Viktimat e Përmbytjes

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i regjimit iranian ka shpallur se ngritja e fondeve nga personat e famshëm për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve në Iran “është e ndaluar” dhe ka paralajmëruar se çdo llogari bankare e hapur për këtë qëllim do të mbyllet. Javid Javidnia tha për shërbimin online të lajmeve të Drejtësisë më 24 mars se deri tani janë hapur 60 llogari dhe disa prej tyre janë mbyllur. Ai tha gjithashtu për një uebsit tjetër lajmesh se çdo ngritje fondesh nga individë dhe organizata duhet të bëhet përmes Shoqërisë së Hënës së Kuqe ose përmes Komitetit zyrtar të Ndihmës.