Friday, September 20, 2024

Mini Raport  i të mërkurës mbi Iranin – 17 prill 2018

 

  • Iran: Protestë e viktimave të plaçkitura nga subjektet e paautorizuara në ekspozitën e bursës

TEHRAN, të mërkurën më 18 prill, një numër kreditorësh të plaçkitur nga disa institucione financiare dhe kredituese shprehën protestat e tyre në ekspozitën e Bankës dhe kompanive të sigurimeve.

Protestuesit u mblodhën në Panairin Ndërkombëtar të Teheranit dhe thërrisnin “na kanë tradhëtuar”, “paratë që keni janë të gjitha të pasurive tona”.

Një nga sloganet e tjera të protestuesve në protestë ishte “për të mbuluar deficitin e tyre, morën paratë tona”, “Paraja jonë është e drejta jonë, është rezultat i jetës sonë”.

  • KAZERUN, Iran, 18 prill, Njerëzit protestojnë kundër vendimit të regjimit për të ndarë pjesë të qytetit

Të mërkurën, më 18 prill, banorët e Kazerunit, Irani jugor, protestuan për të tretën ditë me radhë kundër  vendimit të regjimit për të ndarë pjesë të qytetit.

Ata thërrisnin: “Amerika nuk është armiku – armiku është këtu”  vlen të theksohet se të martën, më 17 prill 2018, po ashtu mijëra njerëz demonstruan në sheshin kryesor të qytetit dhe dyqanxhinjtë dhe tregtarët refuzuan të hapnin dyqanet e tyre. Protestuesit këndonin: “Armiku ynë është këtu, por vazhdojnë të thonë se është Amerika”, “Mos kini  frikë, jemi të gjithë së bashku”, “lëvizja do të vazhdojë derisa të fitojmë të drejtat tona”, ” Kazeruni dinjitoz, nuk e pranon poshtërimin”. Protestat, në të cilat gratë luajtën një rol aktiv, çuan në përplasje me forcat e sigurisë ndërsa protestuesit u përpoqën të hyjnë në zyrën e guvernatorit.

  • Regjimi iranian vazhdon të botojë lajme të rreme

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar al-Gargash, tha të mërkurën se “lajmet e rreme kundër Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite vazhdojnë të shfaqen nga burimet iraniane”.

Duke e bërë deklaratën përmes  twitter-it të tij personal, Gargash tha: “Këto lajme burojnë nga vende të tilla si agjencia e lajmeve FARS apo gazeta të tjera.”

  • Forcat e Armatosura të EBA-së ndalojnë avionin iranian të ngarkuar me eksplozivë

Njësia mbrojtëse anti-ajrore e Forcave të Armatosura të EBA-së arriti të kapte një avion iranian Qassef-1 të ngarkuar me eksploziv, në përpjekje për të goditur pozicionet strategjike të forcave të Jemenit, të mbështetura nga Koalicioni arab në bregun e Detit të Kuq të Jemenit. Gjatë kontrollit të avionit, ekipet ushtarake të mbrojtjes zbuluan një sasi të madhe materialesh eksplozive që do të përdoreshin kundër forcave të Jemenit.

  • 2 të vdekur në rrëzimin e helikopterit Chopper në Iranin jugor

Një helikopter iranian është rrëzuar në jug të vendit, duke lënë dy persona të vdekur dhe dy të humbur.

Gjithashtu një person i mbijetoi aksidentit, i cili ndodhi të martën në mbrëmje, kur një helikopter i kompanisë iraniane Offshore Oil  (IOOC) u rrëzua në ujërat e Gjirit Persik.

Helikopteri po çonte një pacient nga një prej platformave të naftës IOOC në spital, por u rrëzua pak pas ngritjes.