Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti grevat e dyqanxhinjve dhe tregtarëve në Baneh, Marivan, Saqqez, Javanrud, Sardasht dhe qytete të tjera përgjatë kufirit perëndimor iranian, kryengritjen e guximshme të popullit të Kazerunit, protestën e gjerë të popullit të Samanit dhe qyteteve të tjera të krahinës Chaharmahal dhe Bakhtiari, demonstrimet nga banorët e plaçkitur të Teheranit, Ahvazit, Rashtit dhe qyteteve të tjera dhe protestat e familjeve të të arrestuarve gjatë kryengritjeve të javëve të fundit në qytetet e provincës së Khuzestanit.
Ajo u kërkoi të rinjve të marrin pjesë dhe t’i mbështesin këto protesta.
“Vazhdimi dhe zgjerimi i veprimeve protestuese dhe kryengritjeve, megjithë masat represive të regjimit klerikal, pasqyron kërkesën e shumicës dërrmuese të popullit iranian për përmbysjen e fashist fetar në pushtet në Iran. Varfëria, inflacioni, papunësia, kriza e ujit në Isfahan dhe pjesë të tjera të vendit, katastrofa mjedisore dhe privimi dhe shtypja e dyfishtë e bashkatdhetarëve tanë kurdë, arabë dhe Baluçi, si dhe vështirësitë e dhimbshme të Iranit për të mbijetuar, janë tërësisht rezultat i politikave të regjimit anti-iranian dhe anti-njerëzor, korruptues dhe shtypës të mullahëve. Regjimi e ka destinuar të gjithë pasurinë e popullit iranian në eksportin e terrorizmit, në luftënxitjen përtej kufijve të Iranit, shtypjen e brendshme dhe programin bërthamor, ose e ka derdhur në arkën e udhëheqësve të regjimit dhe të të afërmve të tyre “, tha zonja Rajavi.