Saturday, February 4, 2023

MESAZH PËR KRISHTLINDJEMaryam Rajavi: Lavdërojmë Jesusin, profetin e drejtësisë dhe revolucionit

Përvjetori i lindjes së Jezusit, birit të Marisë, është një agim i ri për njerëzimin e lidhur me zinxhirë. Në këtë ditë të bekuar, i uroj të gjithë ndjekësit e Jezu Krishtit, profetit të madh të monoteizmit dhe unitetit.
Lavdi Virgjëreshës Mari, e cila mishëron çlirimin njerëzor dhe emri i së cilës evokon mundime dhe sprova të dhimbshme për një lindje të madhe. Dhe paqja qoftë mbi Krishtin, profetin e drejtësisë dhe revolucionit dhe kumtarin e një epoke kur “të fundit do të jenë të parët dhe të parët do të jenë të fundit”.
Tani mund të dëgjohet kënga e Virgjëreshës Mari: “Shpirti im lavdëron Zotin; Ai që ka rrëzuar sundimtarët nga fronet e tyre, por ka ngritur lart të përulurit dhe i ka mbushur të uriturit me të mira, por i ka larguar të pasurit duarbosh.”

Pra, të bekuar janë protestuesit iranianë që kanë ndjekur rrugën emancipuese të profetëve të mëdhenj – nga Moisiu te Jezusi dhe te Muhamedi – dhe e kanë gjetur thelbin e lirisë në luftën kundër tiranisë fetare. Ata po thyejnë zinxhirët e skllavërisë dhe shtrëngimit, po djegin idhujt e gënjeshtrës dhe abuzimit fetar, dhe po ekspozojnë farisenjtë hipokritë të kohës sonë.
Ata luftojnë dhe paguajnë çmimin për një lindje historike.
Si të gjitha shndërrimet e rëndësishme, një lindje e tillë shoqërohet me dhimbje të madhe dhe agoni; nga 750 persona që dhanë jetën për liri, tek robërimi dhe torturimi i 30.000 shpirtrave të rinj trima, tek verbimi i qindra njerëzve dhe aq shumë forma torturash, ngacmimesh dhe shpifjesh që populli ynë ka duruar nën sundimin e mullahëve kriminelë dhe të pamëshirshëm.
Por ata kanë fituar përshëndetjet dhe lajmet e mira të Jezu Krishtit, i cili tha: “Të bekuar janë ata që përndiqen për shkak të drejtësisë.”

Kryengritja në Iran, mposhtja e errësirës së dëshpërimit dhe pafuqisë

Në këto momente, mendimet tona janë me gratë dhe burrat, veçanërisht me adoleshentët dhe fëmijët e pafajshëm që sakrifikuan jetën e tyre në kryengritjen në Iran.
Ne i kujtojmë familjet e tyre të guximshme që zgjodhën të ngriheshin dhe të bëheshin burim krenarie për popullin iranian.
Dhe ne u bëjmë homazhe të gjitha grave, vajzave dhe të rinjve trima që shkatërruan muret e frikës, u rebeluan kundër errësirës së dëshpërimit dhe pafuqisë dhe udhëhoqën betejën për të çrrënjosur tiraninë fetare.
U bëj thirrje të gjithë vëllezërve dhe motrave të mia të krishtera në mbarë botën që ta mbështesin kryengritjes në Iran.
Uroj që popujt e botës të turren në ndihmë të iranianëve, të cilët me kryqet mbi supe i janë bashkuar luftës kundër përbindëshit të represionit.
Uroj që popujt e kombeve perëndimore t’i detyrojnë qeveritë e tyre të ndërpresin lidhjet me fashizmin fetar dhe ta njohin luftën e popullit iranian për të përmbysur regjimin klerikal dhe të ndihmojnë për ndalimin e ekzekutimeve dhe lirimin e protestuesve të burgosur dhe të burgosurve politikë.
Krishtlindja, kumtari i fatit të shkëlqyer të njerëzimit, paralajmëron lirinë nga e keqja e tiranisë fetare në pushtet për Iranin dhe pjesën tjetër të botës.
Lavdi Jezu Krishtit dhe Virgjëreshës Mari