Mbi 271 protesta gjatë janarit në Iran

699

 Protestat kanë vazhduar ta pllakosin Regjimin Iranian gjatë janarit 2019, më shumë se një vit që nga fillimi i kryengritjes anti-regjim, me mbi 271 protesta të regjistruara në 72 qytete, fshatra dhe zona industriale. Kjo do të thotë që mesatarja ka qenë nëntë protesta në ditë.

Kjo është më pak sesa numri i protestave që bëheshin në Iran gjatë 2018-ës, por me siguri që është vetëm një gjë e përkohshme, për shkak të motit të keq (d.m.th. rënieve të dëborës), pagesës së kufizuar të punëtorëve, si dhe shtypjes sistematike dhe arrestimeve masive të protestuesve gjatë muajve të fundit. Le të shohim një përmbledhje të këtyre protestave.

Punëtorët

Punëtorët kanë zhvilluar mbi 192 protesta në 41 qytete, qendra industriale e qyteza; me një mesatare prej tre protestash në ditë. Shumica kanë qenë të fokusuara në rrogat e papaguara, kushtet e padrejta të punës, dhe në gjendjen e pasigurtë të punësimit të tyre.

Kreditorët

Kreditorët kanë zhvilluar 15 tubime në gjashtë qytete iraniane, që do të thotë afërsisht një në çdo dy ditë. Ata kërkonin kthimin e investimeve të tyre të vjedhura nga

  • Institucioni Caspian Credit, i lidhur me Gardën Revolucionare në Teheran, Rasht, Mashhad dhe Kerman
  • Padideh Tourism në Mashhad
  • Badre Tous në Mashhad
  • Talaye Samen në Teheran
  • Institucioni Padideh në Teheran dhe Mashhad
  • Kerman Motor në Teheran
  • Kompania Vermicompost në Dezful
  • Projekti i Ndërtimit të Qytetit në Isfahan

Pensionistët

Pensionistët kanë zhvilluar 11 protesta në tre qytete, d.m.th. afërsisht një në çdo tre ditë. Ata protestuan mos marrjen e pensioneve dhe kushtet e mjerueshme të jetesës në Teheran, Mashhad dhe Shush.

Mësuesit

Mësuesit kanë zhvilluar 18 protesta në tetë qytete, d.m.th. dy në çdo tre ditë, për shkak të mungesës së sigurisë së punës, kontratave të dobëta të punës, mos marrjes së rrogave, dhe kushteve të këqija të jetesës. Ata protestuan në Isfahan, Ardabil, Karaj, Khoram Abad, Yazd dhe Baghmalak mes të tjerash.

Studentët

Studentët mbajtën tetë tubime protestash në pesë universitete, duke përfshirë Universitetin Tarbiat Modares të Teheranit, Universitetin Farhangian dhe Universitetin e Shkencave Mjekësore në Shiraz, mes të tjerash.

Fermerët

Fermerët zhvilluan 20 tubime në gjashtë qytete për të protestuar ndaj mungesës së ujit për kultivim, gjë që po kontribuon në një mungesë ushqimi në Iran.

Burgjet

Ka patur tetë akte protestash në burgjet iraniane gjatë janarit, duke përfshirë disa letra të hapura nga të burgosurit politikë rreth kushteve të burgjeve, të drejtave njerëzore, dhe shtypjes së popullit iranian. Ndërkohë ka patur gjashtë raste grevash urie nga të burgosurit politikë iranianë në protestë ndaj keqtrajtimit të tyre në burg, mos lejimit të vizitave familjare, mos lejimit të kujdesit mjekësor, dhe kushteve johigjenike të burgjeve.

Këtu përfshihen:

  • Alireza Tavakoli
  • Nasrollah Lashani
  • Mehdi Khanomi Pour
  • Abbas Lesani
  • Mahmoud Naji
  • Samad Farhadi

Ka patur 83 protesta të tjera në 32 qytete, të cilat nuk bëjnë pjesë në kategoritë e mësipërme, duke përfshirë tubimin tre-ditor nga banorët e provincës Sistan e Baluchestan për shkak të mos përfundimit nga Regjimi të projektit të hekurudhës Zabol-Zahedan, si dhe grumbullimin e familjeve të viktimave të fatkeqësisë së tankut të naftës në Sanchi, të cilët kërkonin trupat e familjarëve të tyre.

Është e qartë se këto protesta nuk do të mbarojnë së shpejti, dhe do të vazhdojnë, me shumë mundësi, derisa Regjimi të bjerë.