Mbështetësit e MEK dhe NCRI Zhvillojnë Protesta në Solidaritet me Protestat Mbarëkombëtare të Iranit

1007

Mbështetësit e MEK në Suedi, Hollandë e Zvicër do të vazhdojnë ta shprehin solidaritetin e tyre me protestat e Iranit.

Anëtarët e komuniteteve iraniane, mbështetës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), e njohur gjithashtu si Mujahedin-e Khalq ose MEK, dhe të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), kanë zhvilluar protesta në solidaritet me protestat mbarëkombëtare të Iranit në 20 qytete të mëdha të botës. Këto protesta janë bërë në të njëjtën kohë me Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Iranianët dhe mbështetësit e MEK dhe NCRI në Stokholm organizuan një ekspozitë me foto në kujtim të 1000 martirëve të protestave të Iranit, martirë që përfshijnë gra e fëmijë, të cilët janë qëlluar e vrarë nga regjimi i mullahëve. Ata kërkuan gjithashtu lirimin e menjëhershëm të mbi 12,000 njerëzve të arrestuar nga forcat e sigurisë të regjimit. Protestuesit përkujtuan gjithashtu viktimat e masakrës së 1988-ës – mbi 30,000 të burgosur politikë kryesisht të lidhur me MEK.

 

Pjesëmarrësit mbanin një banderolë ku lexohej: “Mbështetja për kryengritësit, të rinjtë e rebeluar dhe njësitë e rezistencës në Iran është detyrë patriotike.” 

Mbështetësit e MEK u mblodhën gjithashtu në Hagë për t’i bërë thirrje Gjykatës Penale Ndërkombëtare që t’i ndalë vrasjet e regjimit iranian. Ata kërkuan që Gjykata t’u kërkojë llogari autoriteteve të regjimit për krimet e tyre kundër njerëzimit. 

Ata mbanin foto të martirëve të protestave në Iran, si dhe banderola të ndryshme. Në një nga banderolat lexohej: “Dënojeni regjimin iranian: Ekzekutuesi numër një në botë per capita.” 

Edhe të rinjtë hollandezo-iranianë, mbështetës të MEK, shprehën solidaritetin e tyre me protestat e Iranit, duke vënë në dukje se gjatë këtyre kryengritjeve, shumë të rinjve iranianë u është marrë jeta brutalisht nga regjimi i Iranit.  

Në një zhvillim tjetër, mbështetësit iranianë të MEK u mblodhën në Bern të Zvicrës, ku i bënë thirrje qeverisë zvicerane dhe Bashkimit Europian që ta ndalojë masakrën e regjimit iranian dhe arrestimet arbitrare të protestuesve në Iran, e të marrë masa urgjente për të siguruar lirimin e gjithë protestuesve të arrestuar. Pjesëmarrësit theksuan se nuk ka legjitimitet vazhdimi i politikës së paqësimit me këtë diktaturë mizore.

Gjatë këtij tubimi, shoqata e rinisë iraniane në Zvicër deklaroi se “U qëndron përkrah të rinjve të guximshëm të Iranit në kryengritjen e tyre kundër regjimit klerikal dhe për liri & demokraci.” 

Javën e shkuar, mbështetësit e MEK  në Londër, Romë, Hamburg, Bruksel, Stokholm, Oslo, Hagë, Gothenburg, Kopenhagen, Vienë, Bern, Arhus, Uashington DC, Dallas, San Francisco, Ann Arbor, Toronto, Ottaëa, dhe Canberra (Australi) zhvilluan demonstrata në mbështetje të protestave mbarëkombëtare në Iran. Gjithashtu, ata i bënë thirrje Kombeve të Bashkuara që ta ndalojnë masakrën e regjimit të mullahëve dhe të dërgojnë në Iran një mision të gjetjes së fakteve.