Deklarata e NRCI: Marjam Raxhavi Tha; Regjimi i Iranit Tërhiqet Praktikisht nga Marrëveshja Bërthamore duke Braktisur Angazhimet e Tij; Është Domosdoshmëri të Aktivizohet Mekanizmi Final JCPOA, Rivendosni Gjashtë Rezolutat e Këshillit të Sigurisë
Zonja Marjam Raxhavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshkroi vendimin mbrëmë nga regjimi iranian që të mos respektojë “kufizimet në numrin e centrifugave, kapacitetin, përqindjen dhe nivelin e uraniumit të pasuruar dhe kërkimet dhe zhvillimet, “në programin e tij bërthamor si një largim praktik nga marrëveshja bërthamore e Iranit, e njohur si Plani i Përbashkët i Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA).
Zonja Rajavi nënvizoi domosdoshmërinë dhe urgjencën e aktivizimit të mekanizmit final dhe rivendosjen e gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër regjimit. Ajo shtoi se regjimi antinjerëzor përdori të gjitha përfitimet dhe lëshimet nga JCPOA për të eksportuar më tej terrorizmin dhe luftënxitjen jashtë vendit dhe për të zbatuar shtypje në shtëpi.
Mullahët nuk e ndalouan kurrë programin e tyre të armëve bërthamore pavarësisht se përfituan nga lëshimet nën JCPOA. Mungesa e transparencës në lidhje me dimensionet e mundshme ushtarake të programit të armëve bërthamore të regjimit, puna në agjencinë sekrete që drejton programin e armëve bërthamore (Organizata e Kërkimeve dhe e Risive Mbrojtëse – SPND), detaje të programit të tij sekret për testim (Qendra për Kërkime dhe Zgjerim të Teknologjive mbi Shpërthimet dhe Ndikimin – METFAZ), janë midis këtyre aktiviteteve. Për më tepër, regjimi iranian nuk u është përgjigjur pyetjeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në lidhje me praninë e materialeve me uranium të pasuruar shumë, dhe as nuk ka lejuar intervista me ekspertë dhe zyrtarë kryesorë të përfshirë në programin e tij bërthamor.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
6 janar 2020