Friday, March 29, 2024

Iranianët Zhvillojnë Maratonë Televizive për Kanalin Televiziv të Opozitës i Cili po Mbulon Protestat e Iranit

Maratona televizive e Simaye Azadi (INTV) nisi mbasditen e së premtes dhe u përmbyt menjëherë nga telefonata nga Irani dhe nga e gjithë bota, me shumë telefonues që lavdëronin mbulimin e vazhdueshëm e të pashoq që ky kanal po u bën protestave të Iranit.

Një kanal televiziv satelitor i spikatur i opozitës iraniane, i cili ka luajtur rol kyç në transmetimin e imazheve nga protestat e fundit në Iran dhe nga masat shtypëse vrastare të regjimit iranian, po zhvillon maratonën e tij të njëzetekatërt televizive që bëhet dy herë në vit. Simaye Azadi (INTV), një stacion televiziv satelitor 24-orësh i cili transmeton nga Europa, ka një numër shumë të madh ndjekësish brenda Iranit dhe në diasporë.

Maratona televizive e INTV nisi mbasditen e së premtes dhe u përmbyt menjëherë nga telefonata nga Irani e nga e gjithë bota, me shumë telefonues që lavdëronin mbulimin e vazhdueshëm e të pashoq që ky kanal po u bën protestave të Iranit

Një telefonues nga qyteti Shiraz i Iranit jugor, qytet që ka qenë skena e protestave të mëdha anti-regjim në nëntor, tha: “Simaye Azadi është zëri i atyre që nuk kanë zë. Është zëri i drejtësisë për popullin tonë. Është zëri i një populli të përshkruar [nga regjimi] si rebelë e banditë në mënyrë që të shtypet e të vritet nën këtë pretekst. Prandaj, të mbështesësh këtë zë është njësoj si të mbështesësh të drejtat e popullit iranian.” 

Ahmad nga Abu Dhabi i Emirateve të Bashkuara Arabe telefonoi për të lënë një kontribut prej 100,000 eurosh. Ai tha: “E përshëndes udhëheqësin e ndërgjegjshëm e të pashoq të Rezistencës Iraniane, Massoud Rajavi, dhe gruan revolucionare më trime e më të aftë të Iranit, Maryam Rajavi. Po e shfrytëzoj gjithashtu këtë rast për të përshëndetur Ashraf 3 dhe Njësitë e Rezistencës (të MEK) në Iran.” Ashraf 3 në Shqipëri është vendbanimi i mijëra anëtarëve të grupit kryesor opozitar të Iranit Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), e njohur ndryshe si Mujahedin-e-Khalq (MEK). Njësitë e RezistencësMEK në Iran kanë patur rol udhëheqës në organizimin e protestave në qytete të ndryshme të Iranit.

Kaveh nga qyteti iranian Ramsar telefonoi për të thënë: “Të dashur bashkëatdhetarë. Jam një punëtor që e ka ndier padrejtësinë në lëkurë e në kocka. U bëj thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve të mi: Ndihmoni Simaye Azadi-n. Unë vuaj nga kanceri. U kërkoj të gjithë atyre që po më dëgjojnë që ta ndihmojnë INTV-në me nga $10 secili.” 

Një letër e lexuar në program thoshte: “Jam një nënë nga Shiraz i cili është larë në gjak. Simaye Azadi është zëri i popullit të Iranit që kërkon lirinë. E kam mbështetur gjatë viteve dhe do të vazhdoj ta bëj këtë. Programi juaj është zëri i nënave të martirëve. Do ta mbajmë gjallë. Ky është zëri i cili, në kulmin e shtypjes dhe krimeve të mullahëve, ka qenë spiranca dhe bashkëshoqëruesi ynë. 

Kjo maratonë televizive do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës. 

Gjatë tetëmbëdhjetë viteve të fundit, pavarësisht shumë pengesave, si interferencat nga regjimi i mullahëve, ky kanal ka vepruar në pavarësi të plotë financiare, pa asnjë publicitet. Një arritje e vërtetë. 

I shikuar gjerësisht nga diaspora në mbarë botën, Simaye-Azadi është jashtëzakonisht popullore edhe në Iran. Programi i tij i lajmeve dhe emisioni humoristik Pakeshadi kanë ndiqen jashtëzakonisht shumë. Satirat e mullahëve shikohen në çdo smartfon. 

Përveç pavarësisë financiare që sigurohet nga ndihma e shikuesve, ky kanal ushqehet gjithashtu me informacion dhe ide nga komuniteti i tij që merr pjesë ose live në shumë programe, ose përmes mesazheve në rrjetet sociale. 

Programi më popullor është Maratona Televizive, ku mijëra njerëz bëjnë donacione me telefon ose internet. Shumë njerëz ngrenë fonde nga familjarët e miqtë e tyre dhe i shpallin live shumat e mbledhura. Kjo maratonë mund të ndiqet live në “ëëë.iranntv.com“. 

Telefonatat vijnë nga e gjithë bota dhe sidomos nga Irani. Nëse gjurmohet nga agjentët e regjimit në Iran, dhururesi rrezikon të arrestohet. Në qershor 2014, Qolamreza Khosravi, një punëtor nafte që mbështeste MEK-un, u ekzekutua për faktin se e kishte ndihmuar financiarisht këtë kanal satelitor. 

Regjimi iranian është ankuar shumë herë për rrezikun që vjen nga kanalet satelitore për shkak të popullaritetit të tyre, sidomos nga Simaye Azadi, i cili ka një popullaritet shumë të madh. Gjatë këtyre maratonave televizive, ndihmuesit vijnë nga të gjitha shtresat e popullsisë, të gjitha moshat, dhe mes tyre spikasin gratë e shtypura të cilat janë shumë aktive në në mbledhjen e donacioneve. 

Qoftë me donacione modeste, donacione të konsiderueshme, apo donacione kolektive, të gjithë përpiqen ta ruajnë këtë dritë në natën e censurës së mullahëve. Kjo është arsyeja pse regjimi iranian zhvillon rregullisht fushata të shkatërrimit të antenave satelitore. Gjatë këtyre fushatave të dëshpëruara, agjentët e regjimit i thyejnë pjatat satelitore nën rulin e automjeteve për sheshimin e rrugëve.