Friday, March 29, 2024

Iran: Zëdhënësi i Gjyqësorit dhe pjesëtari i rrethit të ish presidentit debatojnë mbi ‘Shëndetin Mendor’

NCRI – Në përgjigje të akuzave të zëdhënësit të gjyqësorit për çrregullime mendore kundër Mahmoud Ahmadinexhadit, ish këshilltari i presidentit Ali-Akbar Javanfekr pohon se Gholamhosein Ejei vuan gjithashtu nga një sëmundje mendore.

Ndërkohë, Hamid Baghaei, nënkryetar për çështjet ekzekutive gjatë presidencës së Ahmadinexhadit, ka shkuar edhe më tej për të krahasuar Ejein me komandantët e SS të nazistëve.

Në konferencën e tij për shtyp të 24 dhjetorit, zëdhënësi i gjyqësorit të regjimit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, pohoi në mënyrë implicite se Mahmud Ahmadinexhad nuk ka shëndet të mirë mendor, duke shtuar se rasti i tij do t’i drejtohet jurisprudencës mjekësore nëse është e nevojshme.

Disa orë më vonë, Ali-Akbar Javanfekr iu përgjigj komenteve të zëdhënësit të gjyqësorit në Kanalin e tij të Telegramit, duke shkruar “nëse dikush mbi 60 vjeç dhe një mjekër të bardhë, i veshur si klerik dhe me përvojë në poste të rëndësishme në vend, me qëllim përpiqet ‘të fërshëllejë si bilbil’ për t’u tallur nga të gjithë, duhet t’i drejtohet jurisprudencës mjekësore apo a do të ishte më mirë të mbyllej direkt në një spital të veçantë? “