Sunday, February 5, 2023

Iran: Thirrje për të shfuqizuar dënimin me vdekje për Ahmad Reza DJalalin

Rezistenca iraniane dënon me forcë dënimin me vdekje për Dr. Ahmad Reza DJalali dhe u bën thirrje të gjithë mbrojtësve ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut që të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe efektive për të shfuqizuar këtë dënim mizor.

  1. DJalali, një banor i Suedisë, u arrestua më 24 prill 2016 dhe u dënua me vdekje nga gjykatat e regjimit iranian në shtator 2017. Vetëm pak ditë më vonë, Gjykata Supreme e mullahëve miratoi aktgjykimin. Gjatë gjithë këtij procesi, ai është privuar nga një gjykim i drejtë, madje edhe në kuadrin e ligjit për të drejtat e njeriut të regjimit të mullahëve, duke përfshirë edhe të drejtën për të apeluar.

Dënimi verbal i këtij aktgjykimi penal nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare, nuk është aspak i mjaftueshëm. Mosveprimi i bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht i vendeve perëndimore kundër ekzekutimeve masive, shkeljeve brutale dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Iran, ka inkurajuar fashizmin fetar në pushtet në nxjerrjen dhe zbatimin e këtyre vendimeve mesjetare.

Transmetimi dhe mbledhja e rrëfimit me forcë të z. DJalali nga televizioni shtetëror dhe këmbëngulja e familjes së tij se ai ka rrëfyer nën presion dhe mohimi i përmbajtjes së rrëfimit tregon se qëllimi i këtyre skenave është që t’i bëjë shantazh vendeve evropiane dhe të krijojë një atmosferë tmerri brenda Iranit.

Komiteti i Punëve të Jashtme i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

26 dhjetor 2017