Shpërthimi i koronavirusit në Iran—Mars 2020
Znj. Rajavi: Për të Parandaluar Vjedhjet, Ndihmat Ndërkombëtare Duhet t’i Vihen në Dispozicion Direkt Publikut, Pa Ndërhyrjen e Regjimit
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli këtë mbasdite, të enjten më 22 mars, se numri i viktimave të koronavirusit në 160 qytete është të paktën 3650.
Guvernatori i Khaf, një qytet në Khorasan Razavi, e ka urdhëruar kryebashkiakun të hapë dhjetëra varre me thellësi katër metra, për t’i varrosur kolektivisht viktimat e Koronavirusit.
Dr. Khaloo, kryetari i Njësisë së Kujdesit Intensiv në spitalin Ali Asghar në Shiraz, ka bërë thirrje që qyteti të jetë gjysëm i ndriçuar dhe që flamurët të ulen në gjysëm shtizë në nderim të viktimave. Duke iu drejtuar guvernatorit, ai tha, “Shumë zyrtarë nuk e dinë se çfarë na pret. Ju lutem lëreni mënjanë politikën … publikimi i statistikave nuk është aspak gjë e keqe, e keqja janë vdekjet e njerëzve për shkak të kësaj sëmundjeje.”
E përditshmja shtetërore Entekhab, duke cituar zëvendës presidentin e Universitetit të Shkencave Mjekësore në Isfahan, Behrouz Kalidari, shkruan: “Isfahani renditet i pari për sa i përket shpejtësisë së përhapjes. … Kashan ka një situatë komplekse. Numri i viktimave në këtë qytet prej afërsisht 450,000 banorësh është i barabartë me numrin e viktimave në një qytet me një popullsi prej katër milion e gjysëm. Kështu që ekziston mundësia e pamjaftueshmërisë së stafit mjekësor në këtë qytet. Në provincën Isfahan, numri i pacientëve në gjendje kritike që kanë nevojë për kujdes intensiv në spital po rritet gjithnjë e më shumë. Asnjë nga qytetet e provincës Isfahan nuk janë imune ndaj përhapjes së koronavirusit.”
Ndërkohë, fashizmi fetar i Iranti ka kërkuar një kredi prej 5 bilion dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar nën pretekstin e luftimit të koronavirusit.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përsëritur se ndihmat ndërkombëtare duhet t’u jepen direkt spitaleve dhe publikut, pa ndërhyrjen e regjimit grabitqar të mullahëve. Diktatura e ligë e mullahëve nuk e ka kompetencën dhe aftësinë për ta luftuar Koronavirusin. Lehtësirat dhe burimet mjekësore janë kryesisht në shërbim të anëtarëve të Gardës Revolucionare dhe zyrtarëve të qeverisë. Paratë që i jepen këtij regjimi do të përvetësohen dhe nuk do të bëhet asgjë për popullin.