Të paktën 10 punëtorë kanë humbur jetën në punë
Të dielën dhe të martën, më 8 e 10 shtator 2019, të paktën 10 punëtorë humbën jetën në aksidente tragjike të lidhura me punën në qytete të ndryshme, për shkak të politikave anti-punëtor të regjimit klerikal, ku përfshihet mungesa e pajisjeve e kërkesave minimale të sigurisë. Për shkak të këtyre mungesave, një numër i madh punëtorësh vazhdojnë të lëndohen apo të humbin gjymtyrë në vendin e punës.
Komiteti i Punës i NCRI-së u bën thirrje të gjitha sindikatave e unioneve të punëtorëve dhe mbrojtësve të punëtorëve e të të drejtave njerëzore në mbarë botën që ta dënojnë me vendosmëri regjimin klerikal dhe politikat e tij kundër punëtorëve, si dhe të mbështesin të drejtat e kërkesat e punëtorëve iranianë.