Regjimi iranian është përgjegjës për shumë kriza mjedisore në vend. Lumi Zayandeh (që do të thotë “dhuruesi i jetës”), i cili nis në zonën perëndimore në malet Zagros dhe përfundon në tokat qendrore moçalore Gavkhooni, po vdes gradualisht. Lumi Zayandeh ka mbështetur qytetërimet më të hershme në vend dhe i ka sjellë aq shumë mbarësi qytetit Isfahan.
Por tani, vdekja dhe shkatërrimi i lumit po ndikon negativisht tek një numër i madh fermerësh. Regjimi i ka shpërfillur problemet dhe nuk ka begenisur të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për njerëzit.
Lumi është ndikuar gjithashtu nga korrupsioni. Udhëheqësit dhe politikanët e mëparshëm ia kanë ndryshuar rrjedhën ujit të lumit drejt zonave të tjera. Një politikan ia ka devijuar rrugën ujit të lumit për ta çuar drejt provincës ku banon vetë.
Mungesat e ujit po i dëmtojnë njerëzit në mbarë vendin dhe kjo gjë ka arritur një nivel krize. Presidenti aktual Hassan Rouhani, tashmë në mandatin e tij të dytë, ka dështuar në zgjidhjen e këtyre problemeve. Mund të ndërtohen impiante të riciklimit të ujit. Mund të krijohen sisteme të menaxhimit të ujit. Mund të ndërmerren fushata për reduktimin e konsumimit të ujit nga njerëzit.
Në vend që të marrë masa për përmirësimin e situatës, qeveria e tij arreston protestuesit e i hedh nëpër burgje kur guxojnë ta ngrenë zërin për shqetësimet e tyre.
Korrupsioni nuk është shkaku i vetëm i mungesës së ujit – Ndryshimi i motit ka bërë që temperaturat të rriten dhe të bien më pak shira. Populli nuk po proteston kundër motit apo aspekteve mjedisore që nuk janë në dorë të askujt – ai po proteston për mospërfilljen e regjimit.
Regjimi e ka treguar se është krejtësisht i paaftë për t’u kujdesur për vendin dhe popullin e tij. Ai preferon të përqendrohet në eksportimin e terrorizmit për të arritur qëllimet e tij, por do të vijë shpejt koha që as këtë nuk do të mund ta bëjë. Grindjet e brendshme midis grupeve të ndryshme të regjimit po vazhdojnë teksa përçarjet thellohen.