Autoritetet e Regjimit Iranian transferuan në fshehtësi një të burgosur politik në burgim të izoluar në Burgun Qendror të Karaj më shumë se dy javë më parë dhe askush nuk e ka parë apo dëgjuar prej tij që atëherë. As familjarët nuk kanë marrë lajme për gjendjen e tij, gjë që ngre shqetësim për shëndetin e tij.
Mehdi Farahi Shandiz, i cili po vuan një dënim me 12 vjet për akuza të sajuara lidhur me sigurinë kombëtare për fyerje ndaj liderit suprem Ali Khamenei, nuk ka patur asnjë lloj komunikimi me familjen e tij që nga 10 shkurti.
Ai u transferua në izolim më 11 shkurt, në 40-vjetorin e Regjimit Iranian pasi kishte thirrur me sloganet “poshtë diktatori” dhe “poshtë Khamenei” në protestë ndaj katër dekadave të sundimit tiranik të mullahëve. Raportohet se rojat e burgut e kanë sulmuar në qelinë e tij dhe e kanë rrahur ndërsa e transferonin.
Fatkeqësisht, kjo nuk është një çështje e pazakontë. Farahi Shandiz i është nënshtruar torturave të panumërta fizike e mendore gjatë burgosjes së tij dhe i është mohuar vazhdimisht kujdesi mjekësor.
Torturimi Mjekësor
Mohimi i trajtimit mjekësor për të burgosurit politikë në Iran është gjithashtu një gjë që ndodh rregullisht, shpesh për të ndëshkuar të burgosurit, për t’i bërë të japin rrëfime të pavërteta, apo për të frikësuar të burgosurit që sfidojnë autoritetet.
Regjimi Iranian duhet të mbahet përgjegjës për rolin e tij në vdekjen apo lëndimin e parandalueshëm të mijëra të burgosurve politikë të cilëve u mohohet trajtimi dhe kujdesi i duhur mjekësor.
Burgu Raja’i Shahr
Që nga mesi i dhjetorit 2018, kreu i burgut Raja’i Shahr ua ka mohuar trajtimin e nevojshëm mjekësor të burgosurve politikë, shumë prej të cilëve kanë pritur një kohë të gjatë për trajtim. Ai pretendon se kjo bëhet për shkak se një i dënuar për vrasje është arratisur ndërkohë që transferohej në një qendër mjekësore, por refuzon të shpjegojë pse ky rregull zbatohet vetëm për të burgosurit politikë.
Këta janë të burgosurit politikë në burgun Raja’i Shahr të cilëve po u mohohet kujdesi mjekësor për sëmundjet e tyre të rënda:
- Saeed Shirzad, i cili i ka të dyja veshkat të dëmtuara rëndë dhe mund t’i humbasë ato pa trajtimin për të cilin familja e tij ka paguar tashmë
- Hassan Sadeghi, i cili ka rrezik të humbasë shikimin pas torturës nga autoritetet e burgut
- Majid Assadi, i cili vuan nga disa sëmundje, duke përfshirë ulçer, ulçer duodenale, cist në mëlçi, disk të belit, dhe reumatizëm të shtyllës kurrizore
- Shahram Mansourpour, i cili ka nevojë urgjente për operacion pas një inflamacioni të një disku të shtyllës kurrizore
- Arash Sadeghi, i cili është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit të kockës
- Mohammad Banazadeh Amirkhizi, një burrë i moshuar që vuan nga një çarje e meniskut në këmbë
- Hamzeh Savari, i cili ka një tumor të dhimbshëm në gju