Saturday, July 27, 2024

Iran: Vazhdojnë ekzekutimet masive dhe dënimet me vdekje

E hënë, 28 gusht 2017 20:23

Thirrje për të dënuar Teheranin, kushtëzim i marrëdhënieve me ndalimin e ekzekutimeve

Diktatura fetare që sundon në Iran vazhdon të japë dënime me vdekje dhe të kryejë ekzekutime. Numri i të burgosurve të ekzekutuar vetëm në muajin gusht ka arritur mbi 50.

Sejid Jamal Seyed Mousavi, një i burgosur politik sunni kurd, u ekzekutua më 23 gusht me akuzën e rreme për moharebe (armiqësi kundër Perëndisë) për shkak se kishte  pasur kontakt me grupet sunnite. Ai kishte kaluar nëntë vjet prapa hekurave.

Një ditë më parë Ariya Javeedan u ekzekutua në burgun Kerman për moharebe dhe prishjen e sigurisë.

Alireza Tajiki, e arrestuar në moshën 15 vjeçare, u ekzekutua më 10 gusht pasi qëndroi gjashtë vjet pas hekurave në burgun Diesel Abad të Shirazit. Një numër i madh të burgosurish, të arrestuar nën moshën 18 vjeçare për krimet e tyre të supozuara, janë aktualisht në korridorin e vdekjes.

Për më tepër, një tjetër e ashtuquajtur gjykatë në Iran ka dënuar me ekzekutim Mohammad Ali Taherin. Duke paraqitur veten si themelues i simontologjisë iraniane, Taheri nuk ka kryer kurrfarë krimi, nuk ka pasur armë, dhe bazuar edhe në vetë ligjet mesjetare dhe mizore të këtij regjimi as nuk mund të akuzohet me akuzat për moharebe ose mofsedfel-arz (korrupsion në tokë).