Në të njëjtën kohë me fjalimin e Hassan Rouhani-t në Asemblenë e Përgjithshme të OKB-së, fashizmi fetar në pushtet vari dhjetë të burgosur, duke përfshirë një grua, në burgjet e Gohardasht, Orumiyeh dhe Sanandaj më 25 e 26 shtator.
Të enjten, lakejtë e mullahëve varën të burgosurën Leila Zarafshan në qytetin perëndimor Sanandaj. Rauf Azadi-khah, Shahab-Aldin Mohammad-pour, dhe Ebrahim Ahmadi-pour u varën në Orumiyeh. Të mërkurën më 26 shtator, gjashtë të burgosur të tjerë u varën në burgun Gohardasht.
Varjet e vazhdueshme në grup dhe ekzekutimet arbitrare që kryhen nga regjimi i mullahëve madje edhe në kohën që Rouhani ishte në seancën e OKB-së në New York, tregojnë se regjimi mbetet në pushtet vetëm me anë të shtypjes dhe ekzekutimit. Ai nuk mund të vazhdojë pa e braktisur këtë praktikë mesjetare as edhe për një ditë të vetme.
Rezistenca Iraniane i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat Njerëzore dhe të gjitha organizatave të të drejtave të njeriut që t’i dënojnë varjet në grup dhe ekzekutimet arbitrare në Iran. Rezistenca përsërit gjithashtu nevojën për përjashtimin e regjimit nga OKB dhe referimin e dosjes së krimeve të tij tek Këshilli i Sigurisë i OKB-së.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
26 shtator 2019