10 nëntor 2019, një numër i madh pensionistësh zhvilluan tubime jashtë Majlis (Parlamentit) të regjimit
Publikuar më 10 nëntor 2019.
Sot, të dielën më 10 nëntor 2019, një numër i madh pensionistësh organizuan tubime jashtë Organizatës së Buxhetit dhe Planifikimit dhe Majlis (Parlamentit) të regjimit, për të shprehur protestën e tyre lidhur me kushtet e tmerrshme të jetesës dhe pamjaftueshmërinë e pensioneve të tyre. Shumë pensionistë kishin ardhur nga provinca të tjera të vendit.
Për të mos lejuar që protestat të intensifikoheshin më tej dhe që mos t’u bashkoheshin njerëz të tjerë pensionistëve, regjimi klerikal pozicionoi qindra forca shtypëse dhe mbi 50 agjentë me motoçikleta si dhe dhjetëra oficerë me veshje civile që më përpara në vendin ku do të zhvillohej tubimi. Ata bllokuan gjithashtu rrugët që çojnë drejt Majlis për të mos ua lejuar pensionistëve që të afroheshin.
Pavarësisht këtyre masave shtypëse, pensionistët, shumë prej të cilëve ishin gra, e zhvilluan tubimin e tyre përpara Majlis, duke thirrur, “Mësuesit e burgosur duhet të lirohen,” “jemi shumë të zemëruar nga gjithë kjo padrejtësi,” “nuk do të pushojmë derisa të marrim të drejtat tona,” dhe “grumbullimi në protestë është e drejta jonë e patjetërsueshme.”
Në të njëjtën kohë, dhjetëra protestues u përpoqën të grumbulloheshin jashtë Organizatës së Planifikimit dhe Buxhetit. Por forcat represive ndërhynë, duke mos i lejuar pensionistët as të flisnin me njëri-tjetrin.
Dhjetëra protestues u arrestuan gjatë këtij sulmi të egër. Nga frika e shpërndarjes së fotove dhe videove të sulmit mbi pensionistët, forcat shtypëse ua konfiskuan celularët protestuesve.
Rezistenca Iraniane përshëndet protestuesit dhe i nxit banorët e Teheranit, sidomos të rinjtë, që t’i mbështesin pensionistët. Rezistenca i bën thirrje gjithashtu Këshillit të të Drejtave Njerëzore të OKB-së dhe Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, si dhe organizatave të tjera për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, që të marrin masa urgjente për të siguruar lirimin e të arrestuarve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
9 shtator 2019