Monday, September 9, 2024

Iran: Shtatë të burgosur janë ekzekutuar në Shiraz Transferohen 45 të burgosur në pritje të ekzekutimet të tyre

Në një tjetër krim anti njerëzore, xhelatët e regjimit iranian kanë varur shtatë të burgosur në Adel-Abad në burgun e Shirazit më 7 qershor. Këta të burgosurit ishin transferuar në izolim dy ditë më parë.
Të shtunën dhe të dielën, 45 të burgosur të dënuar me vdekje, duke përfshirë tre gra, u transferuan në izolim në qytetet e Karaj, Bandar Abbas dhe Urmia.

Të shtunën, njëzet e dy të burgosur të dënuar me vdekje në burgun e Ghezel-Hessar janë transferuar në qelitë të vetmuar. Në të njëjtën kohë, pesë të burgosur në burgun qëndror Karaj u transferuan në izolim. Një përplasje shpërtheu në burgun Ghezel-Hessar në mes të rojeve të burgut dhe të burgosurve që u rezistonin transferimit të tyre në qelit e vetmuar. Rojet i rrahën rëndë dhe të burgosurit e plagosur me forcë u çuan në qelitë e vetmuar.
Të dielën, njëmbëdhjetë të burgosur, duke përfshirë tre gra, në Bandar Abbas dhe shtatë të burgosur janë transferuar në Urmia të vecuara në përgatitje për zbatimin e dënimeve të tyre me vdekje
Javën e kaluar Znj. Maryam Rajavi, presidente e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, e përshkroi prirjen e pashembullt të pershkallëzimeve të ekzekutimeve në grup në të gjithë Iranin, si një tregues i dëshpërimit të regjimit në pushtet përballë krizave të pandreqshme shoqërore e politike dhe frikës së tij për pakënaqësitë e gjëra shoqëror. Ajo tha: heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe mosveprimi mbi brutalitetin sistematike dhe me abuzimet në Iran, me arsyetim të negociatave bërthamore apo arsye të tjera, shkel mbi vlerat humanitare dhe të të drejtave të njeriut dhe trimëron më tej regjimin fetar fashiste të Iranit në therjen popullsinë dhe duke vazhduar përpjekjet e saj për të fituar bomba bërthamore dhe eksportin e fundamentalizmit dhe të terrorizmit.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
7 Qershor 2015