Saturday, July 27, 2024

Iran:Ekzekutimi i dy te burgosurave ne Qerchak

NCRI – xhelatët e regjimit Iranian ekzekutuan dy gra të burgosura më 30 Maj në burgun Qerchak në Varamin. Një prej viktimave, Fatemeh Mehrabani, 39 vjece e martuar nënë e dy fëmijëve, ajo kishte kaluar pesë vjet ne burgjet e regjimit Iranian për para se të ekzekutohej. Më 30 maj të dyja janë transferuar në heshtje para se të ekzekutoheshin.

Burgu Qerchak është I njohur si “Fundi I Botës”ku ndodhen të burgosura femra,ky vënd ëshë një fermë shpendësh i braktisur që është kthyer në vitin 2011 në një burg për gratë. Një vend me një gjëndje të mjerueshme higjienike .ushqimi dhe mungesë kujdesi mjekësor e ka kthyer këtë vend në një burg te ashtuquajtur kamp përqendrimi. Ky burg mban rreth 40 gra plus femijët e tyre te cilët janë në një gjëndje të padurueshme .
Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës i bën thirrje agjencive ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe të mbrojtësve të drejtave të grave,qe të dërgojnë një mision hetimor për të shqyrtuar gjëndjen e të burgosurve, veçanërisht të burgosurave femra, në Iran.
Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
4 Qershor 2015