Saturday, July 27, 2024

Iranianë, Mbështetës të MEK e NCRI, Zhvillojnë Tubim në Francë në Përvjetorin e Revolucionit Anti-Monarkik

Në këtë tubim morën pjesë edhe ligjvënës e politikanë të njohur francezë

Iranianë, mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mojahedin-e Khalq ose MEK) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Paris, Francë, të martën zhvilluan një tubim me rastin e përvjetorit të revolucionit anti-monarkik të 1979-së dhe në mbështetje të Protestave të Iranit, në vazhdimësi të tubimeve të tjera Free Iran nëpër botë.  

Demonstruesit shprehën gjithashtu mbështetje për kërkesën e Znj. Maryam Rajavi, presidentes së zgjedhur të NCRI-së, ndaj komunitetit ndërkombëtar për ta pranuar realitetin se fashizmi fetar që sundon Iranin nuk e përfaqëson popullin iranian dhe për ta njohur të drejtën e popullit iranian për ta përmbysur këtë regjim.

View image on Twitter 

Mbështetësit e MEK dhe NCRI bënë homazhe për ata burra e gra që sakrifikuan jetën për ta rrëzuar diktaturën e Shahut dhe për ata që e kanë vazhduar betejën për liri e demokraci në Iran e që kanë paguar çmimin më të lartë duke dhënë jetën e tyre. Pjesëmarrësit nderuan gjithashtu kujtimin e Mousa Khiabani-t, një zyrtar i lartë i MEK, dhe të Ashraf Rajavi-t, një heroinë e rezistencës (dhe bashkëshorte e Z. Massoud Rajavi, liderit të rezistencës iraniane), të cilët janë vrarë në vitin 1981.

 View image on Twitter

Në këtë event morën pjesë edhe ligjvënësit francezë André Chassaigne, President i Të Majtës Demokratike e Republikane; Philippe Gosselin dhe Frédéric Reiss nga Partia Republikane e Francës; Michèle de Vaucouleurs dhe Brahim Hammouch nga Lëvizja Demokratike. 

 View image on Twitter

Këta ligjvënës janë anëtarë të Komitetit Parlamentar për një Iran Demokratik (CPID) të kryesuar nga Michèle de Vaucouleurs, deputete nga Yvelines. CPID ka luajtur një rol të rëndësishëm në Asemblenë Kombëtare për bërjen publike të situatës aktuale në Iran, dhe në veçanti, kundërshtimin e popullit iranian ndaj regjimit të mullahëve, si dhe për t’u dhënë jehonë aspiratave të popullit iranian për liri e demokraci përmes një sistemi pluralist e sekular, që përfaqësohet sot nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit. 

Ish-Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme, Alain Vivien, dhe Kryetari i Distriktit të Parë të Parisit, Jean-François Legaret, ishin gjithashtu të pranishëm në tubimin e mbështetësve të MEK dhe NCRI.  

Pjesëmarrësit dhe folësit dënuan brutalitetin e regjimit iranian ndaj protestuesve gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor dhe janar. Ata bënë gjithashtu homazhe për mbi 1500 martirët e protestave të Iranit dhe i dhanë jehonë dëshirës së popullit iranian për përmbysjen e regjimit, duke thirrur me sllogane të tilla si “Poshte diktatori, qoftë ai Shahu apo Lideri [Suprem].”