Iran: Regjimi i mullahëve ‘vari shtatë të burgosur në burgun  Bandar Abbas

935

E hënë, 12 September 2016

 NCRI – Sipas raporteve nga Irani, regjimi fundamentalist iranian vari shtatë të burgosur në 10 shtator 2016, në burgun qendror në Bandar Abbas në jug të Iranit. Këta të burgosur (detarë) janë mbajtur në burg për akuza të lidhura me drogën dhe u transferuan në izolim dy ditë para se të vareshin.

 

Emrat e të burgosurve të ekzekutuar janë si më poshtë: Ghasem Daryanavard, Amin Bibak, Khosro Badpa, Sattar Hoot, Mohammad Hanif Boop, Harun Haykal Nejad and Taregh Taraj

Gjithashtu të shtunën, 3shtator, dy të burgosur të tjerë janë varur në burgun qendror në Rasht për akuza të lidhura me drogën. Këta të burgosur u ekzekutuan në burg pasi dënimet e tyre me vdekje janë miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm dhe kreu i gjyqësorit. Dy të burgosurit e ekzekutuar u prezantuan nga inicialet e tyre si “B”, 52, dhe “J.P”, 32.

Duhet të theksohet se në 29 gusht, “Ahmed Shahid”, Raportuesi Special i OKB-së për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran, e dënoi ekzekutimin brutal të 12 të burgosurve nga ana e xhelatëve të Khameneit. Ai tha se ekzekutimi i këtyre të burgosurve për akuza të lidhura me drogën ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Ahmad Shahid kishte bërë thirrje për ndalimin e ekzekutime të tilla në Iran një ditë para ekzekutimit të 12 të burgosurve. Ai kishte theksuar se lëshimi i dënimeve me vdekje nga gjykatat të cilat nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe as me ligjin lokal iranian është shqetësues.

Në agim e të shtunës në 27gusht, regjimi iranian ekzekutoi të paktën 12 të burgosur në një ekzekutim në masë në burgun qendror në Karaj.

Emrat e personave të ekzekutuar:

  1. Khosro Badfar
  2. Taregh Taradj
  3. Abdolsattar Hout

4.Mohammad Amin Bibak

  1. Ghasem
  2. Taregh

7.Hanif