Saturday, January 28, 2023

Iran – Protesta: Shtetrrethim i padeklaruar, arrestime masive në qytetin e Izehit

Pas kryengritjes heroike të popullit të Izehit (në provincën Khuzestan) ku forcat represive nuk mundën t’i kundërviheshin popullit dhe shumë agjentë të regjimit u larguan, regjimi klerikal dërgoi shumë grupe të IRGC dhe Bassij nga zonat përreth për të shtypur njerëzit, dhe praktikisht imponuan një shtetrrethim të padeklaruar në këtë qytet.

Roje dhe agjentë të tjerë patrullojnë vazhdimisht me makina ose në këmbë nëpër qytet, sidomos gjatë natës.

IRGC dhe forcat e inteligjencës arrestuan një numër të madh të rinjsh në qytet. Arrestimet vazhdojnë. Numri i të arrestuarve arrin të paktën 116. Regjimi i mullahëve po përpiqet të parandalojë vazhdimin e kryengritjes duke krijuar frikë mes të rinjve. Këto krime vetëm i bëjnë njerëzit më të vendosur për të rrëzuar këtë regjim.