Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 01maj 2019.
Thirrje për aksion urgjent për lirimin e të arrestuarve, dhe për dënimin e politikave të regjimit kundër punëtorëve
Një numër i madh punëtorësh, individë të varfëruar e të plaçkitur, u grumbulluan sot më 1 maj, në Ditën Botërore të Punëtorëve, përpara parlamentit të mullahëve duke thirrur me sloganet
“Punëtorë, mësues, studentë, bashkohuni, bashkohuni”, “Çmimet e larta, inflacioni, fatkeqësia e popullit tonë”, “Qeveria tradhëtare, parlamenti e mbështet”, “Dhimbja jonë është dhimbja juaj, O popull bashkohu me ne” dhe “Poshtë shtypësi, rroftë punëtori” për të protestuar kundër politikave anti-punëtore të regjimit të mullahëve.
Forcat represive të sigurisë si dhe njësitë speciale rojë sulmuan demonstruesit dhe i rrahën e arrestuan dhjetra protestues. Publiku i ndryshoi sloganet duke thirrur “Turp të keni, turp të keni” dhe “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë” në mënyrë që të përballej me sulmuesit.
Protesta e demonstrata të ngjashme u zhvilluan nga punëtorët e njerëzit e varfër në një numër qytetesh të tjera si Mashad e Marivan, me slogane anti-qeveritare.
Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e rezistencës, ka përshëndetur punëtorët e demonstruesit duke i bërë thirrje publikut, sidomos të rinjve, për t’i mbështetur ata, duke nxitur dënimin e politikave anti-punëtore të regjimit të mullahëve nga organet ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut e të punëtorëve dhe duke kërkuar aksion urgjent për lirimin e të arrestuarve.
Duke këmbëngulur se të drejtat e vjedhura të punëtorëve do të rikthehen nga një përpjekje kundër tërësisë së regjimit anti-puëtor, Znj. Rajavi shtoi: “Pavarësisht presioneve dhe politikave anti-punëtore të regjimit të mullahëve, punëtorët e palodhur të Iranit as nuk do të pushojnë, as s’do të dorëzohen; e kanë treguar këtë me protestat dhe kryengritjet e tyre gjatë vitit të shkuar. Ata mund të mbështeten në përkrahjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm të grave, të rinjve, studentëve dhe të të gjithë sektorëve të zhgënjyer të shoqërisë iraniane.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
1 maj 2019