Mediat shtetërore iraniane kanë pohuar ekzistencën e banderolave që shfaqen në qytete të ndryshme të Iranit në mbështetje të liderit të Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi dhe të Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit Maryam Rajavi.
Të premten më 4 tetor 2019, uebsiti shtetëror Khabar Fori (Breaking News) publikoi një fotografi të banderolave të liderëve të opozitës iraniane me titullin:
“[MEK] vendosin banderola të Massoud dhe Maryam Rajavi-t përmbi autostradën Hakim.”
Njësitë e Rezistencës, të cilat mbështesin grupin kryesor të opozitës iraniane, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin e Khalq ose MEK), i kanë shtuar javët e fundit veprimtaritë e guximshme anti-regjim si vendosjen e banderolave dhe posterave në mbështetje të liderëve të opozitës, Massoud Rajavi dhe Maryam Rajavi, dhe me thirrjen për ndryshim regjimi nga populli iranian.
Raporti i Khabar Fori thotë: “Fotografia më poshtë tregon banderolat e Massoud dhe Maryam Rajavi-t të vendosura nga [MEK] përmbi autostradën Hakim.”
MEK vendos banderola të Massoud Rajavi-t dhe Maryam Rajavi-t përmbi autostradën Hakim – uebsiti shtetëror iranian Khabar Fori, 4 tetor 2019