Iran: Përmbytjet Përkeqësohen dhe Përhapen më Shumë në Vend

351

Raportet nga brenda Iranit tregojnë se pothuajse të gjitha rajonet e Iranit kanë patur përmbytje. Deri tani, duket se vetëm njëra nga 31 provincat e Iranit ka shpëtuar nga pasojat e një përmbytjeje të madhe.

Numri i viktimave është i lartë, me mbi 120 të vdekur vetëm në qytetin Shiraz. Raportet tregojnë se kushtet janë të tmerrshme dhe njerëz të panumërt vuajnë nga mungesa e ujit të pastër, elektricitetit dhe nga ndërtesat që janë bërë krejtësisht të pabanueshme.

Në pjesën jug-perëndimore të vendit, nivelet e ujit po ngrihen me shpejtësi alarmuese. Në pjesën veri-perëndimore të vendit ka patur përmbytje të papritura me pasoja të rënda.

Në Teheran, në kryeqytetin e vendit, nivelet e ujit po ngrihen dhe organizata e motit ka paralajmëruar se do të ketë me shumë mundësi përmbytje. Situata po përkeqësohet çdo orë e më shumë.

Rrugët në mbarë vendin po ndërpriten nga uji i përmbytjeve dhe fshatrat po izolohen edhe më shumë. Disa njerëz po humbasin shtëpitë, ndërsa të tjerë po humbasin mjetet e jetesës. Disa po i humbasin të dyja.

Pjesa më shqetësuese për sa i përket kësaj historie është se njerëzit po lihen vetëm e nuk po mbështeten nga autoritetet. Situata është në nivel krize, e megjithatë nuk jepet asnjë ndihmë. Njerëzit në qytetin Khorramshahr në pjesën jug-perëndimore të vendit janë parë duke u përpjekur të mos e lejojnë ujin t’u hyjë në shtëpi – por për këtë përdorin mjete rrethanore.

Populli i Iranit ka zhvilluar protesta masive dhe demonstrata anti-qeveritare që nga fundi i 2017-ës. Pikërisht për arsye të tilla si katastrofa aktuale e përmbytjeve kanë protestuar vazhdimisht njerëzit. Korrupsioni i përhapur i regjimit dhe mospërfillja ndaj problemeve mjedisore ka çuar në probleme kaq të rënda sa këto përmbytje.

Në këtë moment, ndërkohë që lufton për mbijetesë, populli e ka bërë të njohur zemërimin e tij. Njerëzit janë të mjeruar e jashtëzakonisht të zemëruar për shkak se qeveria e tyre ka bërë që infrastruktura e vendit të rrënohet. Ata janë të xhindosur për faktin se, në vend që të përpiqen të ndihmojnë popullin, Trupat famëkeqe të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dalin nëpër rrugë së bashku me forca të tjera shtypëse për të mos lejuar trazira të mëtejshme nga populli.

Një Gjeneral i IRGC-së ka deklaruar se siguria është e rëndësisë më të lartë në këtë kohë dhe është përpjekur të justifikojë vendosjen e pikave të kontrollit. Autoritetet po përpiqen gjithashtu ta ulin seriozitetin e situatës dhe po e fshehin numrin e vërtetë të njerëzve që kanë vdekur si rezultat i përmbytjeve.

Autoritetet kanë deklaruar se 19 njerëz kanë vdekur por shifra e vërtetë është shumë më e lartë dhe po rritet vazhdimisht.

Është koha që ky regjim i urryer të përmbyset një herë e përgjithmonë. Populli i Iranit është në një disavantazh më të madh se sa në shumicën e vendeve të tjera në situata si kjo pasi regjimi nuk është i aftë t’i parandalojë apo t’i kontrollojë incidente të tilla. Njerëzve duhet t’u jepen ndihmat që u nevojiten por përsëri ata shpërfillen e shtypen.