Nga Mohammad Sadat Khansari
Ka kaluar një muaj e gjysmë që nga përmbytjet, por pasojat e tmerrshme mbi ekonominë dhe punësimin në Iran vazhdojnë ende.
Sipas llogaritjeve të ekspertëve të shtetit, afërsisht 10 mijë fabrika janë dëmtuar, dhe kanë humbur 30,000 vende pune.
Çfarë i pret punëtorët dhe fermerët e prekur nga kjo gjë?
Raportohet se përmbytjet kanë dëmtuar shumë industri, miniera, dhe biznese në 25 provinca.
Sipas ministrit të brendshëm të administratës së Rouhani-t (Abdolreza Rahmani Fazli), kostot e këtyre dëmeve shkojnë diku mes 30-35 bilion toman.
ILNA raporton: “përmbytjet kanë shkaktuar më shumë dëme për fermerët e Golestanit, Lorestanit, dhe Khuzestanit, sesa kudo tjetër në vend”.
Mahmoud Hojjati, ministri i bujqësisë, ka llogaritur se dëmet janë rreth 13 mijë bilion toman.
Ministria e Kooperativave, Punës, dhe Mirëqenies Sociale ka theksuar se vetëm ata që kanë paguar që më parë për të drejtat e papunësisë do të mund të marrin përfitimet nga sigurimet e tyre; ai premtoi gjithashtu se ata që kanë kontrata afat-shkurtra do të ndihmohen deri diku; por sipas raporteve, këta njerëz as nuk janë kontaktuar ende.
Fermerët vuajnë më shumë se kurrë
Sipas Mohammad Biranvand, përfaqësuesit të Khorram Abad, përmbytjet kanë dëmtuar rëndë kopshtet, tokat, dhe afërsisht 1300 stacione pompimi në Lorestan.
Farshid Yazdani (një ekspert mbi Mbështetjen Sociale) ka thënë për ILNA: “shumë prej fshatrave janë të pasiguruara, kështu që banorët e tyre do ta kenë të vështirë të marrin të drejtat e tyre lidhur me papunësinë tani”.
Përmbytjet kanë mbaruar por jo pasojat e tyre; regjimi ende nuk ka përpiluar një plan të efektshëm për menaxhimin e dëmeve dhe nuk ka bërë asnjë progres në zgjidhjen e problemit të papunësisë. Është e kuptueshme që shumë njerëz po zemërohen nisur nga situata aktuale e pashpresë.