Friday, March 29, 2024

Iran: Përkeqësim i presionit mbi të burgosurit politikë

Të mërkurën, më 8 janar, i burgosuri politik Ali Moezi u thirr përsëri për të marrë pjesë në një gjyq spektakël. Ai nuk pranoi të mbante uniformën e të burgosurve si më parë. Rojet e burgut i veshën me forcë rrobat e burgut dhe e çuan në gjykatë me duart dhe këmbët e lidhura me zinxhirë.

Në gjykatë, Ali Moazi protestoi kundër masave represive të rojeve, hoqi rrobat e burgut dhe refuzoi të pranonte avokatin e emëruar nga gjyqësori i regjimit. Ai i tha ekzekutuesit që kryesonte gjykatën se nuk e njihte atë gjyq spektakël. Prandaj, i ashtuquajturi gjyq u mbyll. Sipas urdhrave të gjyqësorit të regjimit, dënimi i tij kishte përfunduar dy vjet më parë, por regjimi vazhdonte ta mbante në burg nën tortura përmes akuzave të trilluara të përsëritura.

Përveç kancerit, ai vuan edhe disa sëmundje të tjera për shkak të viteve të shumta të burgimit dhe torturës, por gjithmonë i është mohuar kujdesi thelbësor mjekësor.

Po ashtu, shëndeti i të burgosurit politik Majid Assadi, i cili është i burgosur në korridorin 10 të godinës 4 të burgut Gohardasht, është në rrezik të madh. Për shkak të vuajtjes nga dhimbje të padurueshme si rezultat i një tumori në stomak, ai ka pësuar humbje të madhe në peshë ndërkohë që i privohet çdo trajtim mjekësor.

Rezistenca iraniane i bën thirrje të gjitha autoriteteve dhe organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, veçanërisht Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Raportuesve mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran dhe arrestimeve arbitrare, për të dënuar përdorimin e torturës ndaj të burgosurve. Ai gjithashtu bën thirrje për krijimin e një misioni investigimi për të hetuar situatën e të burgosurve, veçanërisht të burgosurve politikë, në Iran.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

13 janar 2017