Wednesday, February 1, 2023

Iran: Ekzekutimi i tetë të burgosurve gjatë kryengritjes për të intensifikuar atmosferën e frikësimit

Njëherësh me kryengritjen mbarëkombëtare të popullit iranian dhe me qëllim që të frikësojnë popullin, ekzekutuesit e regjimit të mullahëve ekzekutuan tetë të burgosur të rinj në qytete të ndryshme në periudhën nga 1 janari deri në 11 janar.

Të enjten, më 11 janar, dy të burgosur u ekzekutuan publikisht në Salmas dhe Qazvin. I burgosuri i ekzekutuar në Salmas vuante nga sëmundje mendore. I riu i ekzekutuar në Burgun e Qazvinit ishte në korridorin e vdekjes që prej tetë vjetësh.

qyteti i salmas – 11 janar

Më 8 janar, dy të burgosur u ekzekutuan në Sari dhe më 4 janar; dy të burgosur të tjerë u ekzekutuan në Gohardasht, Karaj. Amir Hossein Pour Jafar, një nga të ekzekutuarit, ishte 16 vjeç në kohën e kryerjes së krimit të supozuar. Më 2 janar, një i burgosur u ekzekutua në burgun e Dizelabadit në Kermanshah dhe një ditë më parë, një i ri 22-vjeçar u ekzekutua në burgun qendror të Mashhadit.

Këto ekzekutime po ndodhin ndërkohë që 8,000 të rinj janë arrestuar gjatë dy javëve të para të kryengritjes së popullit iranian dhe janë në kushte të rënda. Përgjigjja e popullit iranian, sidomos e të rinjve të guximshëm iranianë, ndaj këtij brutaliteti është vazhdimi i kryengritjes deri në çrrënjosjen e regjimit shtypës dhe të korruptuar të mullahëve. Rezistenca iraniane u bën thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që të miratojnë hapa të menjëhershëm dhe efektive për të kundërshtuar shkeljet sistematike dhe brutale të të drejtave të njeriut në Iran.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

13 janar 2018