Shtim i vdekjeve nga përhapja e koronavirusit në Iran
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka shpallur se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 127 qytete të 30 provincave e ka tejkaluar shifrën 2,600.
Numri i viktimave në Qom është 500, Teheran 420, Gorgan 204, Kashan 142, Isfahan 121, Mashhad 205, Qazvin 98, Kermanshah 105, provinca Gilan 450, dhe Alborz 95.
Homayoun Yousefi, një deputet në parlamentin e regjimit dhe anëtar i “Komitetit Kombëtar për Koronavirusin”, tha sot se “sëmundja do të arrijë kulmin në dy javët që vijnë” dhe numri i të shtruarve në spitale do të rritet me 10-15% çdo ditë”.
Kjo situatë i ka përkeqësuar grindjet mes grupimeve të pushtetit. Ali Nowbakht, kryetar i Komisionit të Shëndetit në parlament, iu referua me nënkuptim rolit shkatërrimtar të IRGC-së: “Ka çështje jo-mjekësore që po i minojnë planet e Ministrisë së Shëndetit për ta parandaluar dhe kontrolluar Koronavirusin. E konsideroj këtë virus si më shumë sesa thjesht një problem mjekësor. Si një problem ekonomik, politik, shoqëror, kulturor, sigurie dhe gjyqësor …nuk është marrë seriozisht.”.
Në këto rrethana, gjendja e spitaleve të vendit po përkeqësohet vazhdimisht për shkak të mungesës së kushteve. Dhjetëra mjekë e infermierë të përkushtuar e kanë marrë virusin duke trajtuar pacientët e tyre, dhe kanë humbur jetën.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka shprehur respektin e saj për ata mjekë e infermierë të nderuar e të përkushtuar, dhe u ka shprehur ngushëllimet e saj familjarëve të tyre dhe komunitetit mjekësor iranian. Znj. Rajavi tha se këta burra e gra të përkushtuar janë burimi i nderit dhe krenarisë së një kombi që ka refuzuar t’i dorëzohet regjimit çnjerëzor të mullahëve 40 vitet e fundit dhe ka këmbëngulur tek krenaria kombëtare dhe vlerat njerëzore duke e sfiduar diktaturën fetare që sundon Iranin.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
9 mars 2020