IRAN: Njerëz të Shumtë Plagosen Gjatë Përplasjeve Mes IRGC-së dhe të Prekurve nga Përmbytjet në Khuzestan

729

Humbje financiare dhe njerëzore në Lorestan dhe mos-veprimi nga ana e regjimit të mullahëve

Sipas raporteve nga mesnata e së mërkurës, 3 prill 2019, kriminelët e gardës revolucionare sulmuan një numër protestuesish në fshatrat e përmbytura të Jalisi dhe Sagor rrugës për në rrafshinën Azadegan në Khuzestan, gjë që rezultoi në plagosjen e disa njerëzve. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Sipas dëshmitarëve, Garda Revolucionare donte t’i thyente barrierat e ndërtuara nga vetë njerëzit dhe ta drejtonte ujin drejt shtëpive e fushave të tyre, gjë që provokoi zemërimin dhe protestën e njerëzve.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm mjeko-ligjor në Lorestan e deklaroi numrin e viktimave të përmbytjes në provincë, që ishin sjellë në zyrën e tij, duke përjashtuar Poldokhtar, si 14. Numri i vërtetë i të vdekurve është shumë më i lartë dhe regjimi po përpiqet t’i fshehë faktet nga frika e zemërimit të popullit.

Hamid Reza Kazemi, një deputet nga Poldoukhtar dhe Mamoulan, tha sot: “Gjysma e qytetit Poldokhtar, gjysma e qytetit Mamoulan dhe rreth 20 fshatra janë zhytur plotësisht nën ujë. Ndihmat janë shumë të kufizuara për shkak se sillen me helikopterë, pasi shtrirja e zonave të përmbytura është shumë e madhe. Rrugët e komunikimit të rreth 100 fshatrave janë ende të bllokuara … Fshatarët janë strehuar nëpër male dhe nuk kanë kushte. … Ndihma duhet të jepet më gjerësisht, pasi shtrirja e zonave të përmbytura është shumë e madhe dhe ndihmat duhet t’u jepen njerëzve më shpejt.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
3 prill 2019