E Premte, 11 nëntor 2016
Burgim dhe gjobë në të holla për të arrestuarit në protestën e Sardashtit
Pesë të burgosur janë varur në burgun e Kermanit (Irani jugor) dhe një burrë 24-vjeçar u var në publik në Chalmeh Sang, fshat afër Mashhadit (në verilindje të Iranit). Një i burgosur tjetër u var në publik më 9 nëntor në Shiraz, Irani jugor.
Në një ngjarje tjetër, Gjyqësori iranian ka dënuar 12 njerëz me një vit burgim, secili, dhe pagesën e gjobës në të holla. Ata ishin arrestuar në një demonstratë në vitin 2015 në shenjë proteste ndaj vdekjes pikëllues të Farinaz Khosravani në Sardasht.
Banorët e Mahabadit, Sanandajit, Sardashtit dhe qytete të tjera të Kurdistanit ranian u hodhën në rrugë dhe organizuan një demonstratë më 3 maj 2015, në shenjë proteste për vdekjen e Farinaz Khosravanit që u hodh nga kati i katërt i një hoteli ku punonte për t’i shpëtuar sulmit seksual të një agjenti të Departamentit të Inteligjencës. Regjimi e shtypi ashpër protestën dhe bëri shumë arrestime, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër agjentit të Inteligjencës i cili është përgjegjës për vdekjen e znj Khosravani.
Rezistenca iraniane nxit organet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që të dënojnë shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut nga regjimi iranian. NCRI i bën thirrje publikut dhe të rinjve në Iran që të kundërshtojnë ekzekutimet, torturat dhe masat suppressive duke u bashkuar në solidaritet kundër regjimit klerikal.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
11 nëntor 2016