Në përvjetorin e kryengritjes së 27 shtatorit 1981 në Teheran, të rinjtë rebelë u vunë flakën posterave të mëdhenj të Khomeini-t, Khamenei-t dhe disa bazave të Gardës Revolucionare (IRGC) dhe Bassij në qytete të ndryshme nëpër Iran nga 22 shtatori deri më 27 shtator 2019. Të rinjtë ngjitën gjithashtu fotografi të Lidershipit të Rezistencës Iraniane nëpër mure e mbikalime të qyteteve të ndryshme, si dhe tabela me sllogane anti-qeveritare si Vdekje Khamenei-t, Rroftë Liria dhe Demokracia, si dhe Liri me Maryam Rajavi-n.
Këto veprimtari u kryen në qytete si Teherani, Tabriz, Shahr-e-Rey, Mashhad, Shiraz, Kermanshah, Orumiyeh, Ilam, Zahedan, Khoy, Ramsar, Omidiyeh, Chaboksar.
Më 27 shtator 1981, të rinjtë, mbështetës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), zhvilluan një demonstratë duke thirrur “Vdekje Khomeini-t” për herë të parë në qendër të Teheranit që nga viti 1979. Anëtarët e IRGC-së hapën zjarr mbi turmën duke vrarë qindra e duke arrestuar shumë të tjerë. Të arrestuarit u ekzekutuan po atë ditë ose në ditët në vijim. MEK ka publikuar emrat e 1142 martirëve të rënë në kryengritjen e 27 shtatorit.