E Martë, 30 Gusht 2016
NCRI – Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim të lidhur me terroristët e IRGC të Forcës Qods, më 28 Gusht Mostafa Pour-Mohammadi, një anëtar i “Komisionit të Vdekjes” së Khomeinit gjatë masakrës së 30.000 të burgosurve politikë dhe anëtarëve të MEK verën e vitit 1988 dhe Ministrit përkatës të drejtësisë në qeverinë e Rouhani, ka pranuar në mënyrë të qartë rolin e tij në masakër dhe tha se ishte krenar për të.
Pour Mohammadi, që foli në mbledhjen e këshillit administrativ në qytetin e Khorram-Abad në provincën Lorestan, më 28 Gusht ka thënë: “Ne jemi krenarë që kemi zbatuar urdhrin e Perëndisë për Mojahedin (PMOI ose MEK). Ne kemi qëndruar kundër armikut të Perëndisë. Perëndia ka thënë se nuk do të ketë mëshirë për të pafetë, sepse ata nuk kanë mëshirë për ju dhe ne nuk duhet të kemi mëshirë për Mojahedin. “
Znj.Maryam Rajavi, presidente e zgjedhur e rezistencës iraniane, javën e kaluar në një mesazh në një ekspozitë në Mairie du 2 Paris përkujtoi 28 vjetorin e masakrës së vitit 1988 të 30.000 të burgosurve politikë në Iran. Ajo deklaroi se: “Ka ardhur koha që OKB-ja të miratojë një rezolutë, duke dënuar këtë krim. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndjekë penalisht mullahët e pushtetit Iranian “
Ajo gjithashtu theksoi: “Qeveritë perëndimore deri më tani kanë heshtur kundrejt këtijë krim ndaj njerëzimit. Ka ardhur koha që OKB-ja të nxjerrë një rezolutë që kritikon këtë krim. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndjek penalisht pushtetin e mullahëve në Iran “