Thursday, March 28, 2024

Eksperti i të drejtave të OKB-së shpreh zemërim në lidhje me ekzekutimin e 12 personave në Iran.

E Hënë, 29 Gusht 2016

NCRI – Më 29 Gusht 2016- Raportuesi Special mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran, Ahmed Shaheed. Që në fillim të këtij viti vuri në dukje se “situata është përkeqësuar” në lidhje me të drejtat e njeriut. “Sot e dënoi ekzekutimet e “paligjshëme” në Iran të 12 personave nën akuza të lidhura me drogën, në vijim është një citim i cili u botua sot nga Zyra e Komisioneri të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR)

Eksperti i OKB-së për të drejtat e njeriut dënoi ekzekutimet ” e paligjshëme” në Iran të 12 personave të akuzuar për lidhje me drogën.
GJENEVE (29 Gusht 2016) – Raportuesi Special mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran, Ahmed Shaheed, ka shprehur zemërimim më 27 Gusht për ekzekutimin e 12 personave, përfshirë Alireza Madadpour, për akuza të lidhura me drogën. Z. Shaheed i ka bërë thirrje publikisht më 26 Gusht autoriteteve iraniane që të mos vazhdojnë me ekzekutimet e planifikuara në Burgun Qendror në Karaj.
“Ekzekutimi i individëve për veprat penale të lidhura me drogën është e paligjshme”, tha zoti Shaheed, duke theksuar se e drejta ndërkombëtare mundëson vetëm vendosjen e dënimit me vdekje për “krimet më të rënda”, ku përfshinë vrasje me dashje, dhe pas një gjykimi që respekton garancitë më të rrepta për shkak të procesit. Asnjë nga këto kushte nuk është respektuar, të paktën në rastin e Z. Madadpour.
“Lufta kundër trafikut të drogës, një shqetësim serioz në Iran, nuk e justifikon përdorimin e dënimit me vdekje në rastet të lidhura me drogën,” theksoi Raportuesi Special.
Ekzekutimi i Z.Madadpour dhe 11 të tjerë tregon mospërfillje të plotë të detyrimeve të tij sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht të standardeve ndërkombëtare për gjykim e drejtë dhe garancitë për shkak të procesit të autoriteteve iraniane, “shtoi Z.Shaheed.
Eksperti i OKB-së lëshon thirrjen e tij drejtë Qeverisë Iraniane për t’i dhënë fund të gjitha ekzekutimeve dhe që institucionalizojë menjëherë një moratorium mbi dënimin me vdekje.
FUND
Ahmed Shaheed (në Maldives) është një professor që vizitoi Universitetin Essex në Mbretërin e Bashkuar; një ish-anëtar i Komisionit për hetimin e korrupsionit në presidencën Maldiviane; dhe një këshilltar i politikës së jashtme i Presidentit të Maldiveve. Z. Shaheed ishte Ministri i Jashtëm i Maldiveve nga viti 2005 deri në vitin 2007 dhe nga viti 2008 deri në 2010. Ai udhëhoqi përpjekjet e vendit për të nënshkruar dhe ratifikuar të nëntë Konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe për t’i zbatuar ato në ligj dhe praktikë. Ai u emërua si raportues special mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran në Qershor të vitit 2011 nga këshilli i të drejtave të njeriut në OKB.