Saturday, July 27, 2024

Iran : Minatorë të zemëruar të qymyrit sulmojnë makinën e Rouhanit

E diel, 07 maj 2017

NCRI – Minatorët e zemëruar të qymyrit dhe familjet e tyre rrethuan dhe sulmuan makinën e Hassan Rouhanit të dielën më 7 maj pasi ai vizitoi vendin e shpërthimit vdekjeprurës të minave.

Shpërthimi në minierën Zemestanyourt në Golestan Provinve (Irani verior) të mërkurën, ndodhi pasi miniera e qymyrit u mbush me gaz metan. Dhjetëra minatorë humbën jetën e tyre pas shembjes të minierës së qymyrit për shkak të shpërthimit. Ministri iranian i Punës Ali Rabie pranoi se të gjithë minatorët e bllokuar nën rrënojat kishin humbur jetën, por ende njoftonin vetëm vdekjen e 35 vetëve. Ndërkohë që para deklaratës së tij zyrtarë të tjerë të regjimit kishin deklaruar se 90 minatorë humbën jetën.