E hënë, 08 maj 2017
NCRI – Më 7 maj 2017 në qytetin e Kermanit – Irani Juglindor u arrestuan 55 burra dhe gra që merrnin pjesë në një darkë të përzier gjinore. Njoftoi prokurori publik i provincës Kerman.
Sipas lajmeve shtetarore Mizan, Dadkhoda Salari njoftoi: Përveç qytetarëve të ndaluar, gjithashtu u konfiskuan 19 makina luksoze dhe dy motoçikleta që u përkisnin atyre, si dhe u mbyll vendi i festës.
Ai tha: “Pas vëzhgimeve të kryera nga policia në natën e 6 majit, u identifikua vendndodhja e festës në një nga shtëpitë në qytetin e Kerman dhe sipas një urdhri të marrë nga gjyqësori, policia arrestoi 55 burra dhe gra në festë “.