Monday, September 9, 2024

Iran: Liria e Frenuar në të Gjitha Fushat e Jetës

 

Liria në Iran është një koncept që nuk ekziston. Liria është e frenuar në shumë mënyra të ndryshme. Regjimi klerikal ua imponon mënyrën e sjelljes njerëzve dhe nuk u jep hapësirë zgjedhjeje.

Liria fetare është veçanërisht strikte në Iran. Ose më mirë – mungesa e lirisë fetare. Shumë nga ligjet laike të vendit në të vërtetë janë të ndikuara nga feja zyrtare e shtetit.

Regjimi është siguruar që ligjet dhe rregullat e vendit të jenë të bazuara në kritere Islamike dhe në interpretimin e tij të ligjit Sharia.

Të drejtat njerëzore të popullit janë të bazuara në pajtimin me kriteret islamike dhe kodi penal thotë që dënimi me vdekje duhet t’u jepet personave jo myslimanë të cilët nxisin një mysliman të konvertohet në një fe tjetër.

Për më tepër, dhënia e dënimit me vdekje ka gjithashtu në qendër fenë. Për shembull, nëse fajtori i një krimi nuk është mysliman, por viktima është myslimane, mund të aplikohet dënim me vdekje.

Këto lloj ligjesh dhe rregullash mund t’u duken të çuditshme atyre që jetojnë në një vend të lirë, por në Iran kjo është norma. Në një vend ku gratë nuk lejohen të marrin pjesë në evenimente sportive, ku minoritet persekutohen, ku mendimi i lirë shihet si një kërcënim ndaj regjimit dhe ku kodet e veshjes janë të detyrueshme, mungesa e zgjedhjes për sa i përket fesë është thjesht një mënyrë tjetër që regjimi sundues përdor për të ushtruar kontroll mbi popullin.

Është e jashtëligjshme për një mysliman në Iran të konvertohet në një fe tjetër. Apo edhe ta refuzojnë krejtësisht fenë. Nëse je rritur në një komunitet mysliman, je i detyruar të mbetesh mysliman përgjithmonë. Nuk mund të marrësh një vendim personal për sa i përket fesë që dëshiron të ndjekësh në jetë.

Kjo është një mënyrë që regjimi përdor për të mbajtur pushtetin e tij mbi popullin. Megjithatë, kjo gjë shkon kundër të gjitha vlerave të të drejtave njerëzore. Aktivistët dhe organizatat e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar Iranin për këtë por asgjë nuk ka ndryshuar.

Ka një numër të madh njerëzish nga minoritetet fetare të cilët janë burgosur në Iran, vetëm për shkak të besimeve të tyre fetare. Akuzat ndaj tyre varjojnë nga “korrupsion mbi tokë” në “fyerje ndaj Islamit”.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit i ka tërhequr vëmendjen botës ndaj keqtrajtimit të minoriteteve fetare. Ai ka vënë gjithashtu në dukje se interpretimi i regjimit iranian për sa i përket besimit islamik shkon kundër vlerave të vërteta të fesë e cila promovon paqen dhe bashkëjetesën.