Në një akt kriminal brutal dhe të tmerrshëm, xhelatët e mullahëve i verbuan të dy sytë një të burgosuri më 8 nëntor. Mohammad Shahriari, kreu i penalit i Gjykatës së Teheranit, tha lidhur me këtë, “Dosja ishte dërguar në Gjykatën Penale të Teheranit në formën e prokurës, në ditën aktuale dhe me praninë e kryetarit të Gjykatës Penale të Teheranit dhe ekspertë të lidhur më të, Qesas (hakmarrja) është kryer në të dy sytë “. (Agjencia Fars e lajmeve e lidhur me IRGC-8 nëntor). Aktualisht, të paktën shtatë të burgosur të tjerë që mbahen në burgjet e Iranit janë në pritje të dënimit brutal të verbimit syve.
Në 8 nëntor dy kurdë në burgun e Qorvehut, dhe më 7 nëntor tre të burgosur në Mahabad dhe Qazvin u dërguan në trekëmbësh. Kështu, numri i ekzekutimeve vetëm që nga fillimi i nëntorit arriti në 21.
Zbatimi i këtyre vendimeve të egra, të cilat janë vetëm një pjesë e vogël e dimensioneve katastrofike të shkeljes së të drejtave të njeriut në Iran, tregon shumë qartë se regjimi velayat-e Faqih i goditur nga kriza nuk do të heqë dorë me vullnetin e vet nga vrasjet, ekzekutimet dhe vendimet brutale të prerjes së duarve dhe verbimit të syve.
Heshtja dhe mosveprimi përballë këtyre krimeve të tmerrshme që kanë lënduar ndërgjegjen e njerëzimit bashkëkohor është shkelje e parimeve të të drejtave të njeriut. Dosja e shkeljes së të drejtave të njeriut në Iran duhet t’i çohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Angazhimi dhe zbutja e këtij regjimi është vetëm një stimulim i barbarisë në shekullin e njëzet e një. Vazhdimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve me këtë regjim duhet të shtyhet për një moratorium mbi ekzekutimet dhe dënimet mizore.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
8 nëntor 2016