E mërkurë, 09 nëntor 2016
NCRI – E burgosura politike, Sedighe Moradi e cila ka qenë vetë e burgosur në vitet ’80, ka parë me sytë e saj masakrën e tmerrshme të verës së 1988. Tani po vuan dënimin në burgun Evin në një situatë kritike, ku agjentët e regjimit të mullahëve ushtrojë presion të vazhdueshëm mbi të. Sedighe Moradi në një letër demoskon krimet e kryera nga regjimi në vitet ’80. Ajo i bën thirrje autoriteteve dhe organizatave të të drejtave të njeriut për të ndjekur ligjërisht autorët e masakrës së vitit 1988.
Një pjesë e letrës thotë:
“Jam Sedighe, e lindur në 1960. Jam akuzuar dhe burgosur në vitin 1981 për mbështetjen e Organizatës Popullore Mujahidin (PMOI / MEK). U transferova në fillim në burgun Ghezel Hesar dhe pastaj në Evin.
Në atë kohë kam parë se si disa të burgosur i veçuan nga ne dhe i qëlluan me armë. Duke numëruar të shtënat gjatë natës, mund të kuptonim se të burgosurit u vranë. U arrestova përsëri në vitin 1985 dhe e kam kryer dënimin në burgun Evin.
Kam qenë një nga dëshmitaret e masakrës së madhe të vitit 1988 që ka vazhduar prej korrikut deri në gusht të atij viti. Shumë të burgosur u veçuan nga godina ku isha unë në dhe pas kësaj u ekzekutuan. Miqtë që dhanë lamtumirën dhe nuk u kthye më. Miqtë tanë Azadeh Habib, Ashraf Fadai, Monireh Rajavi, Mansoureh Moslehi dhe shumë nga ata që u arrestuan, dhe që unë nuk mund të mbaj mend emrat e tyre. Isha dëshmitare e atyre që iu dha vendimi dhe u ekzekutuan. Madje u ekzekutuan edhe ata që nuk ishin në rregull mendërisht dhe psikologjikisht. Në një nga godinat, vetëm një person mbeti dhe pjesa tjetër e të burgosurve u ekzekutuan. Kurrë nuk mund t’i harroj ato ditë. Imazhet dhe ngjarjet më janë ngulitur në mendje.
Nu ka fjalë që të mund ta përshkruajë brutalitetin.
U arrestova përsëri për të tretën herë dhe u dënova me 10 vjet burgim nga Gjyqtari Moghiseh në vitin 2011.
Kam një vajzë tetëmbëdhjetë vjeçare dhe kam 5 vjet pa e parë, edhe pse jam 56 vjeç dhe vuaj nga sëmundje të ndryshme.
Si dëshmitare e masakrës së vitit 1988, i bëj thirrje organizatave dhe organeve për të drejtat e njeriut dhe të gjithë atyre që kërkojnë të vërtetën, lirinë, dhe humanizmin për të ndjekur ligjërisht autorët e masakrës së vitit 1988, për të kërkuar të drejtat e atyre që ishin të pafajshëm. Ata nuk duhet të ndalen në përpjekjet për të ndjekur çështjen. “
Sedighe Moradi